GERB do t'ia kthejë presidentit mandatin e plotësuar për formimin e qeverisë dhe emrat e ministrave do të bëhen të qartë të hënën, tha për BNT deputetja nga GERB Denica Saçeva. Sipas saj, partia aktualisht është duke negociuar me të gjitha forcat parlamentare, përveç BSP-së, e cila ka njoftuar se nuk do ta mbështesë projektin e kabinetit.
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) Kirill Petkov komentoi se mundësia e vetme për të mos shkuar në zgjedhje së shpejti është formimi i qeverisë me mandatin e dytë.
"Konfigurimi në parlament nuk mund të formojë një qeveri efektive, prandaj zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet e reja", deklaroi kreu i "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov.
Kryetari i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) Mustafa Karadajë bëri thirrje për dialog dhe shtoi se partia e tij do ta marrë seriozisht propozimin për një qeveri eksperte të kandidates për kryeministre Maria Gabriel.
Forca më e vogël politike "Ka një popull të tillë" (ITN) do ta mbështesë projekt-kabinetin e GERB-it, sepse nëse nuk votohet buxheti i ri, shteti do të pushojë së funksionuari, paralajmëroi lideri i saj Sllavi Trifonov.Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..