Një nga artistet më të suksesshme në skenën muzikore bullgare - Poli Genova, e cila në vitin 2016 fitoi për Bullgarinë vendin e katërt prestigjioz në Eurovizion me këngën "If Love Was a Crime", krijoi një këngë të re - "Mos e bëj këtë ".
Ndërsa Poli udhëtonte në Evropë, duke kënduar para fansave të shumtë në Barcelonë, Varshavë dhe Madrid, ajo krijoi një këngë të frymëzuar nga nostalgjia e epokës së artë të MTV.
Teksti i "Mos e bëj këtë " është në bullgarisht dhe ndjek linjën e tingullit disko që është karakteristik për Poli në këngët e saj të viteve të fundit. Autorë të saj janë Shterion Pilidov dhe Elena Sirakova. Kënga do të jetë pjesë e albumit të ri të Poli Genovës, me të cilin ajo pritet të kënaqë publikun e saj në fund të vitit.
Për entuziazmin rreth krijimit të këngës, Poli thotë: "Ky projekt i freskët dhe i ndryshëm, i frymëzuar nga muzika e fundit të viteve '80 dhe '90, na zhyt në energjinë që na bën të kërcejmë në ritmin e diskos! Falë të gjithëve ekipi, me të cilin punuam me shumë dëshirë, krijuam një makinë të vogël muzikore kohore. Kënga dhe videoja plotësojnë njëra-tjetrën në mënyrë të përkryer dhe janë një dhuratë për të gjithë ata që kanë pritur për një kohë të gjatë një këngë në bullgarisht nga unë."
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nga 4 deri më 6 tetor, Plovdiv do të bëhet kryeqyteti i kitarës. Kjo për shkak të festivalit GuitART, i cili për të nëntin vit radhazi do të na ofrojë një takim me kitaristë me famë botërore dhe grupe të reja me muzikantë të talentuar nga vende të..
Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..
Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga..