Komisioni Evropian dënon vandalizmin ndaj ndërtesës së përfaqësisë së tij në Sofje. “Protestat paqësore janë një e drejtë themelore në çdo shoqëri demokratike, por dhuna dhe vandalizmi janë të papranueshme”, tha zëdhënësja e komisionit Miriam Ferrer për BNR. Ajo sqaroi se komisioni do të informojë autoritetet kompetente për të hetuar rastin.
Ministria e Jashtme bullgare gjithashtu dënoi kategorikisht sulmin. "Akte të tilla janë në kontrast dhe janë të papajtueshme me Bullgarinë moderne, si dhe me vlerat demokratike," thuhet në pozicion.
Të dielën, përfaqësia e Komisionit Evropian në Sofje është lyer me bojë të kuqe gjatë një proteste të partisë "Vëzrazhdane", në të cilën kanë marrë pjesë edhe deputetë të partisë. Ata u deklaruan "kundër ndërhyrjes së Brukselit në punët e brendshme" të vendit.
Grupe të veçanta pretendojnë të shprehin ortodoksinë lindore dhe ky është një problem, tha për bTV patriarku bullgar Daniil me rastin e regjistrimit të "Kishës ortodokse bullgare të stilit të vjetër" nga Gjykata e Lartë e Kasacionit. “Shumë forca janë..
Bullgarët shkelën për herë të parë në ishullin Smith në Antarktidë. Në një periudhë shumë të shkurtër kohe, me kushte të mira moti, më 10 janar 2025 anija kërkimore "Shenjtorët Kiril dhe Metodi" bëri një kalim deri në Ishillin Smith. Në orën 14:30 në një..
Probabiliteti për të formuar një qeveri është 50%. Këtë e kam deklaruar para Vitit të Ri, këtë e besoj edhe sot, përqindjet nuk janë rritur. Kështu tha për bTV kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova. Për momentin kemi 8 grupe parlamentare dhe..
Negociatat për formimin e qeverisë vazhdojnë edhe sot. Ka marrëveshje për emrin e kryeministrit - Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS, ka pajtim edhe për..
Presidenti Rumen Radev do të dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë të mërkurën, më 15 janar, në orën 12:00, njoftoi zyra e shtypit..
Të martën nga veriu, vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen, në veri të Bullgarisë do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira më të konsiderueshme..