Në takimin e 22 majit në Bruksel, ministrat e punëve të jashtme të BE-së nuk morën vendime për paketën e 11-të të sanksioneve kundër Rusisë. Hungaria nuk deklaroi se do të vendosë një veto nëse OTR Bank nuk hiqet nga lista e zezë e Ukrainës, siç kërcënoi diplomati i parë i Hungarisë Peter Sijarto përpara Këshillit të Politikës së Jashtme.
Pas këshillit, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov u pyet nga BNR nëse në bisedime u diskutua çështja, si do të ndikonin sanksionet ndaj OTR-së në degën e saj bullgare DSK? Ministri Kondov u përgjigj se për momentin nuk e di që banka bullgare të jetë prekur. “Nuk kam informacion se do të ketë pasoja”, tha Kondov.
Më 23 maj në Bruksel, ministrat e mbrojtjes të BE-së do të diskutojnë prodhimin dhe furnizimin e predhave për Ukrainë.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..