Banorët dhe mysafirët e Burgasit tani mund të përfitojnë nga një tjetër atraksion në qytetin bregdetar, i cili do t'i njohë me ato që po ndodhin në Kozmosin e pafund. Bëhet fjalë për planetarin e sapohapur, që ndodhet në zonën e terminalit të portit Burgas-lindje, pranë Qendrës së Kongresit. Struktura e shkëlqyer sferike e këtij objekti të teknologjisë së fundit lejon njëkohësisht 50 persona të marrin pjesë në vëzhgimin e hapësirës.
Planetari i ri do të punojë pa ditë pushimi, ndërsa me rastin e festës së fëmijëve – 1 qershor, hyrja për projeksionet do të jetë falas. Ndërtesa është e disponueshme për të bërë orë mësimi në gjeografi, si dhe në fizikë dhe astronomi. Janë të mirëseardhur edhe personat me aftësi të kufizuara, pasi edhe atyre u sigurohet aksesi i nevojshëm.
Autor: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: burgas.bgSivjet sezoni i skive në Bullgari filloi më herët se zakonisht falë bora e rënë. Në Bansko sezoni u hap në ditët e para të dhjetorit, dhe fillimi zyrtar u vu një javë më vonë. Edhe zonat e tjera të skijimit po punojnë me kapacitet të plotë.Pavarësisht..
Ku do të na çojë viti i ri? “The New York Times” na ndihmon të nisim udhëtimet tona me propozime nga lista vjetore e 52 vendeve më të mira për t'u vizituar në 2025. Ndër to, Bullgaria shquhet si një destinacion tërheqës që përqendron vëmendjen e..
Përderisa Bullgaria po përjeton krizën e radhës politike, ndjenja e të qenit të humbur po thellohet, dhe ndarja dhe pakënaqësia në shoqëri mbizotërojnë, ka një sektor që arriti të thyejë këtë kontekst të errët - turizmi . Në vitin 2024, vendi ynë..