Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bullgari po zhvillohet Kongresi i Komitetit Mjekësor Ushtarak Ballkanik

Godina e Akademisë Mjekësore Ushtarake në Sofje
Foto: BGNES

Në Sofje po zhvillohet Kongresi i 25-vjetorit të Komitetit Mjekësor Ushtarak Ballkanik. Forumi zhvillohet nga data 28 maj deri më 31 maj, pas një pauze 4-vjeçare për shkak të pandemisë Covid-19. Më shumë se 200 delegatë nga 6 vendet anëtare - Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Rumania, Serbia dhe Turqia - marrin pjesë. Kryetar nderi i kongresit është kreu i Akademisë Mjekësore Ushtarake, Gjen. Prof. Dr. Vencisllav Mutafçijski,

Po diskutohen përparimet shkencore në mjekësinë ushtarake, mjekësinë e fatkeqësive, kirurgjinë urgjente, ortopedi, sëmundjet infektive, psikiatri, psikologji dhe kërkimin klinik. Ndër pikat kryesore është ndërveprimi efektiv midis kujdesit shëndetësor ushtarak dhe civil në situata krize.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Kondov: Fqinjësia e mirë është një faktor kyç për integrimin e vendeve të Ballkanit në BE

Ministri në detyrë Ivan Kondov, me ftesë të koleges së tij gjermane, Annalena Berbock, mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit në Berlin. Para forumit, Kondov theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore..

botuar më 24-10-02 12.02.MD

80 bullgarë të tjerë u evakuuan me sukses nga Libani, numri i përgjithshëm i të kthyerve është 169

80 shtetas të tjerë bullgarë nga Libani u ulën në Aeroportin e Sofjes me aeroplanin qeveritar. Kështu, numri i të evakuuarve me dy fluturimet pas 30 shtatorit është tashmë 169. Fluturimin e fundit e ka mirëpritur ministrja e transportit Krasimira..

botuar më 24-10-02 9.58.PD

Një bienale ndërkombëtare me akuarel mbledh artistë nga 7 vende në Sofje

Nga data 2 deri më 20 tetor, në galerinë "Nuanca" të Sofjes do të mbahet edicioni i tretë i Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit. Ekspozita do të prezantojë veprat e 14 artistëve nga 7 vende - Australia, Bullgaria, Italia, Moldavia, Rusia, Tajvani..

botuar më 24-10-02 6.25.PD