Panairi i XVI i Librit dhe Festivali Ndërkombëtar Letrar për Fëmijë dhe të Rinj në Sofje u hapën në kryeqytet përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës. Një numër rekord prej 144 shtëpish botuese marrin pjesë në 60 tenda. Deri më 4 qershor do të mbahen mbi 40 premiera librash, takime me autorë, përkthyes dhe ilustrues. Do të ketë një program paralel në librari dhe klube letrare.
Unë nuk kam krahë si zogjtë, librat më japin krahë. Të jesh lexues apo një njeri të shkolluar është një fuqi që askush nuk mund të të heqë, deklaroi në hapje kryeministri në detyrë Gëllëb Donev. Ai pret që në një të ardhme të afërt të ketë kërkesa që kandidatët për punë të kenë njohuri të mira të gjuhës bullgare. Gramatika e një gjuhe është kushtetuta e saj, ajo respektohet pa arbitraritete dhe devijime, shtoi Donev.Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..
Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..
Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..