Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita e njerëzve “të padukshëm” në Radion Kombëtare Bullgare

“Frymëzime të njohura dhe të panjohura IV”
Foto: Ani Petrova, BNR

Ekspozita “Frymëzime të njohura dhe të panjohura IV” hapet më 31 maj, në Sallën e Mermerit të BNR-së në prag të festës së fëmijëve. Ekspozita organizohet për të katërtin vit radhazi nga transmetimi “Të njohur dhe të panjohur” të programit “Hristo Botev” të BNR-së, i cili i bën të dukshëm njerëzit “e padukshëm” dhe përqendron vëmendjen tek pakicat e ndryshme. Organizator i veprimtarisë është drejtuesja e transmetimit, Cveta Nikollova.

Në ekspozitë do të prezantohen piktura dhe sende të punuara nga fëmijë dhe të rinj nga Shkolla Speciale për Nxënës me Dëgjim të dëmtuar “Prof. Dr. Deço Denev” dhe nga Qendra Ditore për Fëmijë dhe të Rinj me Aftësi të Kufizuara “Bezbroi Çudesa” (Mrekulli të Panumërta) pranë Asociacionit të Prindërve të Fëmijëve me Epilepsi, si dhe nga  fëmijë refugjatë nga Ukraina nga SOS-Fshatrat e Fëmijëve Bullgari.

Ekspozita do të vazhdojë deri më 7 qershor.


Më shumë nga rubrika

Fillon fushata parazgjedhore e kandidatëve për pushtetin vendor

Pikërisht pas një muaji, më 29 tetor, bullgarët do të zgjedhin kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë për katër vitet e ardhshme. Janë 30 ditë në të cilat kandidatët duhet t’i paraqesin qytetarët idetë e tyre për zhvillimin e vendbanimeve,..

botuar më 23-09-29 7.10.PD

Bullgaria është shteti i parë në botë me një rrugë që mban emrin e një donatori

Në Varna ndodhet rruga e parë në botë që mban emrin e një donatori i cili ka shpëtuar katër jetë njerëzish. Rruga na kujton dhuratën e fundit, jashtëzakonisht të çmuar që një person mund të bëjë në rrugëtimin e tij në Tokë. Rruga quhet "Georgi..

botuar më 23-09-28 7.10.PD

Si dhe pse importet ukrainase e ndanë BE-në?

Importet e grurit të Ukrainës kanë tërhequr një vijë të trashë ndarëse midis Brukselit, disa vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Kievit. Pasi Komisioni Evropian vendosi më 15 shtator të mos zgjasë kufizimet në importet e grurit nga Ukraina në..

botuar më 23-09-26 7.58.MD