Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema nga radio rrjeti evropian "Euranet Plus"

Pse dhe si do të respektojë Bullgaria elementet e Konventës së Stambollit?

Foto: BGNES

Bullgaria do të duhet të respektojë elemente të veçanta të Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe të dhunës në familje, pasi dokumenti mori "dritën jeshile" nga Këshilli i Bashkimit Evropian këtë javë.

Në maj, Parlamenti Evropian mblodhi mjaft vota "për" anëtarësimin e Bashkimit Evropian në Konventën e Stambollit përmes shumicës së cilësuar, d.m.th. përmes votës pa unanimitet, siç lejohet nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian.

Kështu, në fakt, aspektet individuale të dokumentit u bënë të detyrueshme për aplikim nga shtetet anëtare, dhe për secilin prej tyre u votua veçmas.

"Do të ketë një ombrellë ligjore evropiane 'të hapur' që do të lejojë bashkëpunimin në fusha të caktuara - në çështjet penale, azil dhe administratën publike", shpjegoi Lukasz Kohut - eurodeputeti bashkë-raportues për këtë temë së bashku me Arba Kokalarin:

Ratifikimi i Konventës së Stambollit do të thotë se ne do të jemi më të mirë në koordinim, në mbledhjen e të dhënave për situatën në çdo shtet anëtar.

Ne duhet të luftojmë dhunën mbi një bazë të përbashkët dhe të sigurojmë që të gjitha gratë në Evropë të kenë të njëjtat të drejta. Pranimi i BE-së në Konventë do të luajë një rol unifikues, do të inkurajojë shkëmbimin e praktikave të mira”, tha Komisionerja Evropiane për Barazinë Helena Dalli, e cila mori pjesë në debatet ku eurodeputetët përplasën pozicionet "pro" dhe "kundër" Konventës së Stambollit.

Dhuna ndaj burrave është gjithashtu e ndaluar në të drejtën penale ndërkombëtare, por ky koncept nuk merr parasysh forma të caktuara të saj ndaj grave”, tha eurodeputetja finlandeze e Partisë Popullore Evropiane Sipra Pietikäinen, ndërsa homologja e saj italiane Isabella Adinolfi theksoi:

Ratifikimi i Konventës u dërgon një mesazh të qartë kriminelëve: nuk do të mbeteni të pandëshkuar në Evropë!

Konventa njeh dhunën si një formë serioze diskriminimi dhe i detyron vendet të kriminalizojnë ndjekjen, ngacmimin seksual dhe psikologjik. Vendet gjithashtu do të duhet të investojnë në programe – si për të mbështetur viktimat, ashtu edhe për të trajtuar autorët,” shtoi eurodeputetja estoneze Yana Toom nga Rinovo Evropën.

Foto: EPA/BGNES

Konventa e Stambollit – sinjali politik kundër dhunës në familje, rezulton sërishnjë “grep”! Dhe për fat të keq, autorët e saj - kryesisht "machos të importuar" - nuk i lënë pikëpamjet e tyre mizogjene në kufi aq lehtë sa pasaportat e tyre!" komentoi eurodeputetja gjermane nga "Identiteti dhe Demokracia" Christine Andersen dhe kolegu i saj nga Danimarka Andres Vistisen shtoi:

"Ne flasim aq shumë për çështje të kompetencës kombëtare dhe aq pak për ndikimin e dëmshëm që Islami ka mbi të drejtat e grave në Evropë për shkak të migrimit masiv që shumë po e inkurajojnë!"

Ka elementë të vlefshëm në Konventë dhe po të ishin të vetmet do ta mbështesnim dokumentin, por jo! Ju po përhapni një ideologji duke i detyruar të gjithë të njohin gjininë e tyre socio-kulturore", kundërshtoi eurodeputeti polak nga Partia e Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë Patryk Jaki dhe bashkatdhetarja e tij nga "Të Gjelbërit" Sylwia Spurek shtoi:

Konventa e Stambollit është Kushtetutë e të Drejtave të Grave! Nuk është ideologji. Ka të bëjë me shpëtimin e jetëve!

Konventa e Stambollit duhej të kishte të bënte me gratë biologjike. Me sa duket ky parlament nuk mund ta përkufizojë dot termin “grua”! Nëse një burrë thotë se identifikohet si makinë, a do të thotë kjo që shoqëria do t'i japë atij një targë në vend të një karte identiteti?” pyeti eurodeputetja rumune Cristian Terhes nga Partia e Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë dhe homologja e saj spanjolle Margarita de la Pisa Carrion nënvizoi se “po tentohet të rimendohet koncepti i familjes”.

Midis rreshtave lexohet një vullnet për të futur një ideologji gjinore që nuk ka vend në shkollë! Fëmijët duhet të mësojnë respektohen njëri tjetrin”, shtoi kolegia e tyre italiane Alessandra Basso.

Ideologjia gjinore është një trillim i atyre që mendojnë se po luftojnë kundër saj. Ka qarqe të tilla ultra-konservatore, qoftë proruse apo amerikane, fundamentaliste, ungjillore, sipas të cilave mbrojtja e grave apriori nënkupton edhe mbrojtjen e personave LGBTI, gjë që nuk është e vërtetë!”, tha gazetarja Svetlla Ençeva për BNR, një nga “penat më të ndritura” publicistike në mbrojtje të të drejtave të njeriut në vendin tonë.

Foto: europarl.europa.eu

"Sa i përket azilit: gratë që ikin, për shembull, nga Afganistani, sepse atje janë në një masë më të madhe të pambrojtura pikërisht në cilësinë e tyre si gra - ky duhet të konsiderohet një argument i vlefshëm nëse ato aplikojnë për azil në BE," shtoi Ençeva. Pyetjes nëse Konventa e Stambollit do të zbatohet edhe për gratë që vijnë nga Ukraina, ajo iu përgjigj se kjo "varet nëse bëhet fjalë veçanërisht për dhunën ndaj tyre si gra, dhe jo thjesht sepse po ikin nga lufta."

Rusët torturojnë dhe vrasin gratë në Ukrainë. BE-ja duhet të mbrojë çdo refugjat nga Ukraina, veçanërisht ata që kanë ikur në vendet fqinje si Hungaria dhe Sllovakia, të cilat nuk e kanë ratifikuar Konventën. Ukraina gjatë luftës ishte në gjendje ta nënshkruante atë, derisa Turqia autoritare vendosi të tërhiqej prej saj”, kujtoi eurodeputeti polak Lukasz Kohut dhe kolegu i tij italian Angelo Ciocca thirri:

Nuk është as e besueshme dhe as e respektueshme të diskutohet për një dokument të titulluar “Konventa e Stambollit”! Epo, Turqia është një nga ato vende që i respekton më së paku gratë e saj!”

Në Strasburg nuk munguan përplasjet e drejtpërdrejta për dokumentin, si ajo e eurodeputetëve nga Holanda dhe Kroacia, Samira Rafaela dhe Ladislav Ilçiç.

“Një numër organizatash në Evropë po përpiqen të shtrembërojnë atë për të cilën ne kemi punuar. Janë lëvizje destruktive, fashiste anti-gjinore që nuk respektojnë as të drejtat e grave, as të komunitetit LGBTI dhe as të njerëzve!”, tha eurodeputetja nga Rinovo Evropën.

“Na quajtët fashistë, por dhuna nuk ka rënë në asnjë vend që ka ratifikuar Konventën e Stambollit vitet e fundit? Pse mendoni se kjo do të ndryshojë në të ardhmen?” pyeti kolegu i saj nga Partia e Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë.

“Zero tolerancë për dhunën ndaj grave – Evropa kalon nga fjalët në veprime!” Vota për ratifikimin është historike!”, theksoi eurodeputetja suedeze Arba Kokalari, ndërsa kolegët e saj theksuan vendet që ende nuk e kanë miratuar dokumentin.

Qoftë kundër burrave, grave apo fëmijëve – ne duhet të luftojmë të gjitha format e dhunës! Dhe në çdo rast përdhunimi, martese të detyruar, aborti apo sterilizimi – le të kujtojmë se janë gjashtë vende që nuk e kanë ratifikuar ende Konventën!”, kujtoi eurodeputeti portugez nga Partia Popullore Evropiane Paulo Rangel dhe kolegia e tij suedeze nga Partia e Socialistëve Evropianë, HeleneFritzon, theksoi:

Bullgaria, Çekia, Hungaria, Letonia, Lituania dhe Sllovakia, duhet të keni turp!”

Megjithë shtrirjen e saj të kufizuar, Konventa do të jetë e detyrueshme dhe në rast mosrespektimi do të merren masa!”, paralajmëroi eurodeputetja spanjolle nga e majta, Eugenia Rodríguez Palop.

Ratifikimi nga BE do të bëjë shumë presion mbi ta. Edhe Komisioni Evropian do të monitorojë... Këto janë krime të rënda, jo një lloj mit!”, theksoi Arba Kokalari, ndërsa Lukasz Kohut saktësoi se ka sinjale shumë të mira për këtë temë nga Lituania dhe Çekia:

Kryeministrja Ingrida Šimonytė njoftoi se kërkon ratifikimin nga Lituania dhe presidenti Petr Pavel theksoi se ai nuk sheh asnjë arsye se pse Republika Çeke të mos e pranojë Konventën e Stambollit. Në Hungari, situata është shumë më e ndërlikuar, por herët a vonë edhe ata do të bashkohen!

Është koha që BE të veprojë si një superfuqi e bashkuar! Çdo e pesta grua në Hungari është torturuar nga partneri i saj!”, tha eurodeputetja hungareze e Rinovo Evropën, Anna Julia Donath.

Çdo e treta grua në Republikën Çeke është përballur me dhunë! Konventa është një angazhim, edhe pse dëgjojmë të kundërtën - urrejtje, urrejtje ndaj pakicave dhe gënjeshtra!”, shtoi Marcel Kolaja i “të Gjelbërve” nga Çekia – një nga gjashtë vendet, përfaqësuesit e të cilëve në debat po ashtu debatuan me njëri-tjetrin.

Republika Sllovake refuzoi të ratifikojë Konventën e Stambollit! Jam krenar që atëherë isha kundër në parlament!” tha eurodeputeti i pavarur Milan Ugrik, ndërsa bashkatdhetari i tij nga Rinovo Evropën Martin Hojsik kërkoi falje:

I kërkoj falje kujtdo që ka përjetuar dhunë! Më vjen keq që në Sllovaki Konventa është kthyer në një dordolec!

“Askund, në asnjë mënyrë, në vendet ku është futur kjo Konventë e Stambollit, nuk e ka efektin që ajo synon, përkatësisht uljen e krimeve të lidhura me dhunën në familje, dhunën ndaj grave. Ajo që po ndodh është nën maskën e një kauze legjitime - për të promovuar ideologji që janë kundër të kuptuarit tonë të shoqërisë dhe familjes. Prandaj votova kundër!”, theksoi eurodeputeti nga Bullgaria Angell Xhambazki nga Partia e Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë.

Ndërsa vota "pro" e një tjetër eurodeputeti bullgar në Strasburg u bë shkak për një mosmarrëveshje - midis Elena Jonçevës dhe kryetares së Partisë Socialiste Bullgare, Kornelija Ninova.

Për këta njerëz – “tanët” dhe “tuajit”, nuk ka Kushtetutë të Bullgarisë dhe asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese! Mendimi i Kishës Ortodokse nuk ka rëndësi! Nuk ka sovranitet kombëtar për këta bullgarë! E gjithë kjo për ta është një pelegrinazh i huaj!”, tha Ninova nga foltorja e Kuvendit.

Kjo nuk është një rregullore, kështu që ne mund të marrim vetëm atë që mendojmë se është në përputhje me ligjet tona! Nuk ka asnjë problem të tillë, për të cilin flet zonja Ninova! Nga ne varet se çfarë pjese të kësaj Konvente do ta aplikojmë, sepse kjo është një direktivë”, sqaroi Jonçeva.

“Konventa e Stambollit si rregullator ligjor i plotë dhe i pandashëm nuk u përgjigjet veçorive dhe traditave kulturore, shpirtërore dhe legjislative bullgare”, tha avokati Vlladimir Shejtanov nga Komiteti Iniciativ për zhvillimin e referendumit për ndalimin e ideologjisë gjinore në shkollat ​​në vendin tonë.

Sa i përket Bullgarisë, vështirë se na prek fare! Tashmë ka bashkëpunim ndërkombëtar në çështjet penale dhe këtu duhet të përfshihen edhe rastet e dhunës në familje, d.m.th. nëse dikush dënohet për dhunë në familje në Suedi, kjo duhet të zbatohet edhe në Bullgari”, shpjegoi gazetarja-blogerja dhe aktivistja për të drejtat e njeriut Svetlla Ençeva.

Svetlla Ençeva, foto: Irina Nedeva, BNR

Dy projektligje të ngjashme për ndryshimin e Ligjit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, të propozuara nga Partia Socialiste Bullgare, GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike”, u miratuan në lexim të parë në Kuvendin Popullor bullgar. U refuzua ai i partisë “Ka një popull të tillë”, ndërsa partia “Vëzrazhdane” shpalli se është kundër të gjithëve.

“Vëzrazhdane” e zhvendosin problemin në një nivel krejtësisht tjetër – në pedofili, kurse projektligjet në përgjithësi e zgjerojnë rrethin e personave që kanë të drejtën e mbrojtjes”, tha Ençeva dhe shtoi”:

Kishte një rast të një gruaje të vrarë, ku nuk mund të përdorej ligji për dhunën në familje sepse gruaja nuk ishte jetuar me ish të dashurin e saj që e vrau. Unë prisja që në ligj të përfshihen edhe këto lidhje, por kjo nuk ndodhi!

Foto: BGNES

Tashmë po zgjerohet rrethi i dhunuesve, që do të ndiqen penalisht, për shembull do të ndëshkohen të afërmit më të largët, si dhe ish-bashkëshortët e partnerit aktual. Këtu theksi vihet tek “bashkëjetesa de facto bashkëshortore! - për mendimin tim, për të përjashtuar çiftet homoseksuale nga kjo dhe për të qenë në gjendje të thonë "Epo, bashkëjetesa e tyre është de facto, por sipas Kushtetutës bullgare nuk mund të interpretohet si "bashkëshortore" - komentoi gazetarja-blogere. Pyetjes nëse Ligji i ndryshuar për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje do të ndihmojë Konventën e Stambollit, ajo iu përgjigj kështu:

Më së shumti sa i përket kësaj pjese “format e parandalimit”, por më e rëndësishmja është se po futet regjistri i dhunuesve në familje sipas llojeve të dhunës seksuale.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Ky material është përgatitur në kuadër të rrjetit radio evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e Sofjes janë skeptikë se do të ketë një ndryshim pas zgjedhjeve të radhës

Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..

botuar më 24-10-27 6.28.MD

“Voto me vështirësi” për të verbërit

Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..

botuar më 24-10-27 8.30.PD

Vesko Eshkenazi: Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, ndonjëherë nuk e duroj dot atë që shoh në vendin tonë

"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..

botuar më 24-10-27 7.40.PD