“Në ditët në vijim do të hyjnë në fuqi ndryshimet ligjore të miratuara së fundi që krijojnë një mekanizëm për hetimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ne presim që ky hap vendimtar në ecurinë e reformës gjyqësore në Bullgari të ndryshojë qëndrimin e Holandës në lidhje me pranimi në Shengen”. Këtë e tha presidenti Rumen Radev, i cili sot në Moldavi bisedoi me kryeministrin e Holandës, Mark Rjute. Radev shprehu shpresën se me ndryshimet ligjore Bullgaria do të mund t’u përgjigjet shqetësimeve të Holandës dhe kujtoi se Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian vazhdimisht kanë deklaruar gatishmërinë e Bullgarisë për anëtarësim në Shengen. Ai theksoi se të gjitha vendet anëtare të BE-së, përveç dy, përfshirë Holandën, mbështesin pranimin e vendit tonë në Shengen në tetor 2023.
Gjykata e Lartë Administrative anuloi si të paligjshëm refuzimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për regjistrimin e koalicionit "Lëvizja për të Drejta dhe Liri - Fillimi i Ri" (një nga dy fraksionet e Lëvizjes për të Drejta dhe Liri - DPS)..
Me votat e GERB, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) dhe “Lëvizja për të Drejta dhe Liri” (DPS), parlamenti vendosi të zgjasë me 180 ditë negociatat mes ministrit bullgar të energjisë dhe homologut të tij ukrainas për..
Lideri i GERB-it Bojko Borisov njoftoi se u jep dorën partive nga formacioni PP-DB për të kërkuar një opsion qeverisjeje pas zgjedhjeve, njoftoi reporteri i BNR në parlament Daniel Inkov. Borisov theksoi se pragmatizmi në politikë duhet të mbizotërojë..
Gjatë natës nga perëndimi në lindje reshjet e shiut do të ndalen dhe vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen. Ditën e enjte do të mbajë..
Makina klasike të nivelit të lartë të Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes janë ekspozuar që nga sot deri më 15 shtator në Muzeun Historik Kombëtar...
Që nga 11 shtatori është aktivizuar aplikacioni elektronik për votim jashtë vendit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit, transmeton..