Të shtunën para Rrëshajave, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e të krishterëve ortodoksë të ndjerë. Këtë vit, kjo ditë bie më 3 qershor. Ditën e të ndjerëve, kambana bie me zi - me një goditje të matur për të kujtuar të gjallët të respektojnë të vdekurit. Ata që vajtojnë vdekjen e të dashurve të tyre vizitojnë varrezat, ndezin qirinj, vendosin lule, derdhin verë mbi varre, djegin temjan mbi to, sjellin grurë në kishë dhe varreza dhe si shprehje besimi në ringjallje, thyejnë bukën dhe shpërndajnë atë që është sjellë në emër të të ndjerit për t’u kujtuar me lutje: “Zoti të faltë”. Në tryezat përkujtimore u shtohen qershitë – fruta më e pëlqyer i kësaj periudhe.
Edukimi digjital i të rriturve, pranimi i ulët i fëmijëve nën 3 vjeç në çerdhe dhe përqindja e lartë e të rinjve që as nuk studiojnë e as nuk punojnë - këto janë sfidat kryesore me të cilat përballet Bullgaria, të treguara në paketën e dytë të..
Shumica e vendeve të NATO-s dhe BE-së kanë marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë me Ukrainën. Kështu komentoi shefi i mbrojtjes, admirali Emil Eftimov, në përgjigje të pyetjes së një gazetari për Marrëveshjen 10-vjeçare të Bashkëpunimit të Sigurisë..
Në negociatat për qeveri, figura e kryeministrit do të jetë një vijë e kuqe për “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP). Formacioni vazhdon të insistojë që të ketë një kryeministër të distancuar në një mënyrë të barabartë nga partitë. Bashkëkryetari i partisë,..