Të shtunën e parë para Ditës së Kryeengjëllit Mihail /8 Nëntor/, të krishterët ortodoksë kremtojnë Ditën e të Vdekurve. Kjo është Dita e fundit e të Vdekurve nga tre festat e përcaktuara nga Kisha Ortodokse për të nderuar të vdekurit. Sipas kanunit, Dita e të Vdekurve është gjithmonë ditën e shtunë, e cila, si rregull, u është kushtuar të vdekurve. Pas liturgjisë së të shtunës mbahet një përkujtimor, në të cilin laikët luten së bashku për prehjen e shpirtrave të të dashurve të tyre që kanë kaluar në jetën e përtejme.
Që nga e premtja, para Ditës së të Vdekurve, të krishterët vizitojnë varret e të afërmve të tyre që janë larguar nga kjo botë. Ata i pastrojnë, djegin temjan mbi to dhe i zbukurojnë me lule. Më në fund, besimtarët hedhin ujë dhe verë të kuqe mbi varrin me shenjën e kryqit dhe ndezin një qiri, si simbol i pavdekësisë së shpirtit. Temjani simbolizon lutjen e pastër, dhe lulet - virtytet e të ndjerit. Në ditën e Shën Kryeengjëllit Mihail, si dhe në ditët e tjera të të Vdekurve, shtrohen tavolina të përbashkëta, në të cilat vendosen shtatë pjata të ndryshme (mes tyre edhe gjellë të dashura të të vdekurit), për të "dëgjuar" bekimin e të vdekurve para Agjërimeve të Krishtlindjeve, të cilat fillojnë më 15 nëntor. Të mbledhurit e shpërndajnë ushqimin mes tyre me fjalët “Zoti fal”. Njerëzit e moshuar thonë se nëse në këtë ditë shihni një mushkë ose një flutur që gumëzhin rreth jush, atëherë shpirti i të ndjerit ka ardhur.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Me solemnitet të veçantë kleri i lartë i Kishës Ortodokse Bullgare kremtoi festën e Katedrales Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski”, njoftoi Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare. Liturgjia e Shenjtë u kryesua nga Hirësia e Tij Mitropoliti i..
Hyrja e Hyjlindëses Mari në Tempull është një nga dymbëdhjetë festat kryesore të krishtera që kremtohet nga Kisha Ortodokse dhe Katolike më 21 Nëntor. Kisha Ortodokse Bullgare e feston veçanërisht solemne si Ditën e Familjes dhe Rinisë së Krishterë,..
Sot, më 11 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare kremton festën e Shën Dëshmorit të Madh Minai, një nga shenjtorët më të dashur në vendin tonë. Ai njihet në popullin tonë si mbrojtës i shpejtë i të vuajturve, të sëmurëve, jetimëve dhe mbrojtës i..