Të enjten do të mbajë mot me diell me re të larta të shpërndara. Pasdite në disa rajone do të përhapen vranësira me reshje të shkurtra shiu. Vende-vende në zonat malore reshjet do të jenë intensive dhe të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 25° dhe 30°, në Sofje rreth 25°.
Në zonat malore do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës mbi masivet e Bullgarisë Perëndimore do të zhvillohen vranësira dhe në disa rajone do të ketë reshje intensive me bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga jug-juglindja. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 18°, në 2000 metra - rreth 11°.
Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë 22°-24°. Temperatura e ujit të detit është 20°-22°.
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e..