Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane është regjistruar 15 km nga Plovdivi dhe 146 km nga Sofja. Epiqendra e tërmetit ishte në veri të Asenovgradit. Lëkundja ka ndodhur në orën 15:26 dhe ka qenë 4.5 km e thellë. Tërmeti është ndjerë edhe në Sofje. Gjashtë minuta pas tërmetit, u regjistrua edhe një pasgoditje me magnitudë 2.1 ballë të shkallës Rihter.
Banorët e Plovdivit e ndjenë të fortë lëkundjen për rreth 10-15 sekonda. Deri më tani nuk ka raportime për dëme të rënda. Njerëzit në fshatin Krumovo, i cili është në afërsi të epiqendrës, ishin shumë të frikësuar, tha kryebashkiakja Rumjana Samokovareva për BNR Plovdiv. Sipas saj, ka oxhaqe dhe tulla të rrëzuara. Trazirat janë ndjerë të forta edhe nëqytetin Sadovo, por nuk raportohet për dëme në godina.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e..