Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BE mirëpret përmirësimin e sigurisë në kufijtë e Bullgarisë dhe Rumanisë

Foto: ec.europa.eu

Komisioni Evropian vlerësoi përparimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në projektin gjashtëmujor të mbrojtjes së kufirit. Komisioni mirëpriti rezultatet e 3 muajve të parë.

“Bullgaria po ndërmerr veprime për të përmirësuar procedurat e përshpejtuara të azilit dhe krijoi një listë të vendeve të sigurta të origjinës për kthimin e migrantëve, në përputhje me rregullat e BE-së”, thuhet në vlerësim. Sofja rriti bashkëpunimin me Europolin për të kundërshtuar trafikimin dhe për të kufizuar lëvizjet dytësore të emigrantëve në BE. Komisioni paraqet mbështetje financiare për Bullgarinë dhe Rumaninë për zbatimin e projektit. Bullgaria do të marrë 45 milionë euro, kurse Rumania 10.8 milionë euro, thuhet në analizë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria do të marrë një kredi nga Koreja e Jugut për reaktorët e rinj të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”

Projekti për ndërtimin e njësive të 7-të dhe të 8-të në termocentralin bërthamor të Kozlloduit është strategjik për Bullgarinë dhe Evropën. Këtë e theksoi ministri në detyrë i energjetikës Vlladimir Malinov, gjatë vizitës së tij në Seul në një takim..

botuar më 24-09-03 4.07.MD
Ivav Garellov

Gazetari i njohur Ivan Garellov u largua nga ne

Në moshën 81-vjeçare vdiq gazetari i njohur bullgar dhe internacionalist Ivan Garellov. Prezantuesi televiziv dhe autori i programeve të rëndësishme politike ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në neuroreanimacionin e spitalit të trajtimit urgjent..

rinovuar më 24-09-03 12.44.MD
Foto:

Bullgarët tani kanë akses në të dhënat e tyre elektronike shëndetësore

Në vetëm një ditë, 500 bullgarë kanë aksesuar kartelat e tyre shëndetësore me celularët e tyre përmes aplikacionit eZdrave, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Gjatë ditës së parë, më 2 shtator, aksesi ishte i mundur edhe pa nënshkrim personal..

rinovuar më 24-09-03 11.37.PD