Me 16 vota “pro” dhe 4 vota “kundër”, Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor vendosi shkarkimin e parakohshëm të Ivan Geshev nga posti i prokurorit të përgjithshëm të Bullgarisë.
Propozim për këtë e bënë katër prej anëtarëve të Kolegjit të Prokurorisë, për shkak të një deklarate që cenon prestigjin e gjyqësorit. Votimi u zhvillua në mungesë të prokurorit të përgjithshëm.
Ivan Geshev mori detyrën si kryeprokuror i Bullgarisë në fillim të vitit 2020. Emërimi i tij shkaktoi një valë pakënaqësie dhe protestash midis bullgarëve brenda dhe jashtë vendit duke kërkuar përfundimin e mandatit të tij. Në fund të majit 2023, gjatë prezantimit të saj si kandidate për kryeministër me mandatin e forcës së parë politike në Legjislaturën e 49-të të Kuvendit Popullor, Maria Gabriel, zëvendëskryeministre dhe ministre aktuale e punëve të jashtme, njoftoi se largimi i Geshev do të jetë prioritet në punën e qeverisë së koalicionit.
Pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, kreu i shtetit Rumen Radev duhet të nënshkruajë dekret për lirimin e Ivan Geshev nga posti i “prokurorit të përgjithshëm”.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..