Një muaj para fillimit të korrjes së elbit dhe grurit, bujqit janë të pakënaqur që do ta mbyllin vitin me humbje. Për shkak të importeve pa taksa të drithërave nga Ukraina, çmimet po bien në mënyrë dramatike, magazinat janë plot dhe fermerët nuk kanë burime të lira financiare dhe janë të detyruar të shesin me humbje. Në të njëjtën kohë u rritën çmimet e plehrave, pjesëve të makinerive dhe karburanteve, gjë që rriti koston e kulturës së re. Ndalimi i përkohshëm i vendosur nga BE për importin e 20 llojeve të mallrave bujqësore nga Ukraina nuk mund t’i ndihmojë më. Praktikisht ai anashkalohet, sepse nuk ndalohet tranziti dhe importet bëhen përmes kamionëve rumunë dhe moldavianë, për të cilët nuk ka asnjë ndalesë, tha për BNR Radostina Zhekova, kryetare e Sindikatës së Prodhuesve të Drithërave në Dobruxhë.
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..