Instituti Kombëtar i Statistikave raportoi për herë të parë në vitin e fundit një deflacion prej 0.1% në maj. Inflacioni vjetor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar është 10.1 për qind.
Çmimet janë të ulur në katër grupe konsumatorësh – argëtim dhe kulturë; transport; banesa, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera; komunikacione.
Sa i përket ushqimeve, më së shumti ranë çmimet e specave, kastravecëve, domateve dhe vezëve.
Rritjet më të mëdha të çmimeve u shënuan në alkool dhe cigare, veshmbathje dhe këpucë, shëndetësi dhe arsim, ushqime dhe pije joalkoolike.
Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...
Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..
41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..