Ekzistenca e "Shoqërisë Shtetërore të Naftës" është plotësisht e paarsyeshme nga pikëpamja e mbrojtjes së interesit shtetëror, logjikës ekonomike dhe mbrojtjes së tregut konkurrues të karburanteve në Bullgari, sipas një analize të qeverisë së fundit të përkohshme, e cila propozoi ndryshime në Ligjin për rezervat shtetërore dhe stoqet gjatë kohës së luftës. Ndryshimet legjislative u miratuan në lexim të parë në Kuvendin Popullor dhe menjëherë pas kësaj deputetët nisën diskutimin e projektligjit. Për shkak të skadimit të kohës plenare, diskutimi do të vazhdojë nesër, si dhe vetë votimi në lexim të dytë.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..