Presidenti Rumen Radev nënshkroi dekret për lirimin e Ivan Geshev nga posti i Prokurorit të Prgjithshëm të Republikës së Bullgarisë, njoftoi Zyra e Shtypit e Kreut të Shtetit.
Në fillim të javës, Këshilli i Lartë Gjyqësor votoi për shkarkimin e Ivan Geshev nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm me 16 vota “pro” dhe 4 vota “kundër”, pasi Kuvendi Popullor ndryshoi numrin e kërkuar të votave për lirimin e tij nga 17 në 13. Si arsye për shkarkimin e parakohshëm të Ivan Geshev nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm të republikës, magjistratët përmendin "veprimet që dëmtojnë prestigjin e gjyqësorit". Këshilli i Lartë Gjyqësor ia dërgoi vendimin kreut të shtetit Rumen Radev, i cili nga ana e tij nënshkroi një dekret për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Pas dekretit presidencial, vendimi përfundimtar i takon Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të vendosë për çështjen e shkarkimit të kryeprokurorit.
Ivan Geshev mori detyrën si Prokuror i Përgjithshëm në fillim të vitit 2020, me një mandat shtatëvjeçar.
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..