Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria humbi fitoren ndaj Serbisë në sekondat e fundit për "Euro - 2024"

Foto: BGNES

Në qytetin Razgrad (Bullgari Verilindore), kombëtarja bullgare e futbollit luajti një ndeshje të papritur të fortë në shtëpi kundër skuadrës serbe. Mysafirët u cilësuan si favorit në ndeshje. Bullgarët e humbën fitoren në sekondën e fundit duke fituar vetëm një pikë, pasi arritën rezultat baras 1:1. Golin e realizoi Kirill Despodov në minutën e 47-të, ndërsa në minutën e 6-të të kohës shtesë futbollisti serb Darko Lazovic shënoi golin e barazimit.

Bullgaria kundër Serbisë ishte ndeshja e tetë e Mladen Krastaic në krye të skuadrës që kur u emërua në korrik 2022. Në këto ndeshje Bullgaria ka 3 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje.

Pas xhiros së radhës dhe rezultatit të ndeshjes Hungari – Lituani (2:0), hungarezët dhe serbët janë në krye të Grupit G të eliminatoreve për “Euro – 2024” me nga 7 pikë. Mali i Zi ka 4 pikë dhe Bullgaria është në vendin e 4 me 2 pikë. Lituanezët janë të fundit me vetëm 1 pikë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov e nisi me fitore në US Open

Raketa e parë e Bullgarisë Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e dytë të US Open. Në paraqitjen e tij të 14-të në turneun Grand Slam në Nju Jork, Dimitrovi i nëntë fitoi ndaj kualifikuesit të 209-të francez në botë Kyrian Jacquet me 6:3, 6:4,..

botuar më 24-08-27 10.05.PD

Bullgaria po dërgon tre atletë në Paraolimpiadën në Paris

Tre bullgarë nisen për të marrë pjesë në Lojërat Paraolimpike në Paris 2024, të cilat do të fillojnë më 28 gusht dhe do të vazhdojnë deri më 8 shtator. Sportistët tanë do të përfundojnë pjesëmarrjen e tyre brenda vetëm 2 ditëve – 30 dhe 31 gusht (e..

botuar më 24-08-25 8.45.PD

Kampionët nga podiumet botërore të sporteve luftarake mblidhen në Bullgari

Qyteti Burgas organizon një mbrëmje spektakolare gala, e cila mbledh dhjetëra kampionë të sporteve luftarake në një vend. Organizata prestigjioze botërore MMA po zhvillon të shtunën më 24 gusht garat nga zinxhiri BRAVE 86, për të cilat vijnë disa..

botuar më 24-08-24 9.30.PD