Tradita kineze mori jetë në kuadër të Festivalit të parë dyditor të Varkave të Dragoit në vendin tonë, i cili është pjesë e aktiviteteve të shumta në programin "Vera me kulturën kineze në Bullgari" (qershor-gusht).
Gara shumëngjyrëshe zgjoi interesin e entuziastëve - më shumë se 20 ekuipazhe me 10 ose 20 rremtarë matën forcat e tyre në garën e kanotazhit të sinkronizuar dhe shpejtësisë.
Veprimtaria sportive synon të popullarizojë këtë sport në vendin tonë, pasi në vitin 2025 Bullgaria do të jetë mikpritëse e Garës Botërore me Varkat e Dragoit të Klubeve. Ai do të mbahet në qytetin tonë Ruse pranë lumit Danub, ku pritet të mbërrijnë më shumë se 100 ekipe dhe afro 40000 entuziastë nga e gjithë bota.
Ata që nuk u përfshinë në garat sportive patën mundësinë të mësonin për lojërat tradicionale kineze, zanatet, veshjet dhe kuzhinën - demonstrimet ishin pjesë e programit të Festivalit të Varkave të Dragoit pranë Pançarevos.
"Shpresojmë që çdo ngjarje e kalendarit kulturor të kësaj vere të lërë një gjurmë unike në shkëmbimin kulturor midis Bullgarisë dhe Kinës, të bëjë që zemra e çdo pjesëmarrësi të rrahë në sinkron dhe të shkaktojë një reagim të pandërprerë," thonë organizatorët nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Bullgari dhe Qendra Kulturore Kineze në Sofje.
Lexoni më tepër:
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES dhe Elena Karkallanova
Në Bullgarinë Perëndimore, rreth njëqind kilometra në jugperëndim të Sofjes, qyteti Zemen, i vendosur në brigjet e lumit Struma dhe rrethinat e tij nuk janë ndër destinacionet turistike më të njohura në vendin tonë, por interesi për këtë rajon është..
Pranvera është e mrekullueshme në Sofje. Kryeqyteti bullgar mban erë bliri, jargavani dhe tulipanësh dhe zogjtë nëpër parqe japin koncerte të vërteta pranverore. Pjesa qendrore e qytetit..
Sot nisin Kreshmët e Mëdha . Tradicionalisht, në ditët para fillimit të periudhës së agjërimit dhe përqendrimit shpirtëror, në shumë pjesë të vendit mbahen karnavalet e kukerëve. Në fshatin Dedevo në malin e Rodopeve, përshpirtjen e..