Pensionistët më të varfër do të marrin një shtesë sociale për të arritur kufirin e varfërisë, por kjo do të ndodhë vitin e ardhshëm, tha ministri i financave Asen Vasilev në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilën diskutohet buxhetin e shtetit. Përsa i përket ditëve të sëmundjes, u bë e qartë se nga viti 2024 punëdhënësit do të paguajnë vetëm dy ditët e para të tyre dhe jo, siç ndodh tani, tri të parat. Me buxhetin e ri planifikphet të ruhet shuma e pagës minimale prej 780 leva, por leja e amësisë për vitin e dytë rritet me 70 leva dhe barazohet me pagën minimale. Në takim u theksua gjithashtu se duke filluar nga viti 2022 mblidhen informacione për të ardhurat reale të njerëzve, jo vetëm për të ardhurat e tatueshme dhe mbi të do të bazohen llogaritë për vitin e ardhshëm.
Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh mbështeti, por jo njëzëri, buxhetet e Arkës Shëndetësore dhe Sigurimit Shoqëror Shtetëror, si dhe buxhetin e shtetit për vitin 2023, njoftoi pas takimit ministri i financave Asen Vasilev. Ai shtoi se buxheti i shtetit është në kuadrin e paraqitur - deficit 3%, rritje të ekonomisë 1.8%, inflacion 8.7%, pagesa të ruajtura sociale dhe politika e të ardhurave të kabinetit teknik, e cila është e përmirësuar me shpenzime kapitale të rafinuara.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..