Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Magjia bullgare e muzikës dhe vallëzimit në zonën e qytetit italian të Rimini

Qendra e Artit "Karnolsky" organizon një festival ndërkombëtar të arteve në parkun argëtues "Mirabilandia"

Nga data 2 deri më 7 korrik të këtij viti Qendra e Artit "Karnolsky " organizon festivalin ndërkombëtar të artit Magia Italiana, i cili mbahet në parkun argëtues me famë botërore "Mirabilandia" me pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të rinjve nga pesëmbëdhjetë vende. 24 vjet më parë, kompozitori Dimitër Karnollski e nisi festivalin me një sërë koncertesh në rajonin italian të Emilia-Romagna. Dhe sot djali që mban emrin e tij vazhdon veprën e babait të tij të ndjerë.


Ne jemi i vetmi produksion i jashtëm që kemi mundësi të prezantojmë një spektakël dhe një program konkurrues në këtë vend – thotë producentja e festivalit. “Mblodhëm mbi 400 pjesëmarrës dhe kjo pas pandemisë është një shenjë e mirë, pasi nuk e mbajtëm festivalin për dy vjet. Tashmë me forca dhe miqësi të reja do t'i kthejmë shkëlqimin, aq më tepër që është nën patronazhin e konsullit të nderit të Bullgarisë për Emilia-Romagna, Franco Castellini, i cili do të jetë i pranishëm dhe do t'i shpërblejë më të mirët me diploma. Ne kemi ofruar edhe një çmim të madh special. Gjysma e jurisë përbëhet nga profesionistë italianë, dhe tjetra - nga muzikantë, kërcimtarë, vokalistë dhe mësues me përvojë shumëvjeçare në vende të ndryshme".

Një nga ngjarjet interesante të festivalit do të jetë interpretimi i një kënge të përbashkët të kompozuar enkas për ngjarjen nga Gianni Neppi - një mësues vokal me një shkollë të madhe në qytetin italian të Piombino.

Dimitër Kërnollski

Kënga do të jetë një lloj përfundimi i koncertit gala – shpjegon Dimitër Kërnollski. – Të gjithë pjesëmarrësit do ta mësojnë atë së bashku me kompozitorin në një master klasë dhe do të ftohen në skenë. Përveç në Pepsi Theatre në "Mirabilandia", që është një sallë shumë e bukur me mbi 500 ulëse, do të kemi shfaqje edhe në shëtitoren në Rimini, ndoshta edhe në sheshin përballë komunës në Riccione, ku grupi i njohur "Maneskin” filloi karrierën. Këtu dua të veçoj pjesëmarrjen e studios teatrore "Smehurko" nga Bankja - të rinj të shkëlqyer bullgarë që prezantojnë artin e tyre në nivel profesional. Do të mund të prezantojmë fëmijët tanë, si dhe përfaqësues të komunitetit bullgar në Itali nga Milano, Padova dhe Rimini, të cilët do të përshëndesin të ftuarit nga jashtë dhe do të tregojnë krijimtarinë bullgare”.


Gjysma e pjesëmarrësve në festival vijnë nga qytete të ndryshme bullgare, që sipas Dimitër Kërnollskit është një shenjë e mirë. “Do të prezantojmë kompozime shumë të mira dhe sidomos këngëtarë të shkëlqyeshëm pesë-gjashtë vjeçarë”, siguron ai.

Pas magjisë italiane, interpretues të talentuar do të vizitojnë bregdetin bullgar, ku konkursi ndërkombëtar “KarnolskySummerCamp”rikthehet për edicionin e tij të katërt. Nga data 16 deri më 21 gusht, fëmijët dhe të rinjtë do të garojnë në kategoritë “vokal”, “kërcim”, “orkestra” dhe “folklor” në vendpushimin “Sllënçev Brjag”. Përveç kësaj, janë planifikuar punëtori të ndryshme dhe klasa master. Veprimtaria do të përfundojë me një koncert gala me pjesëmarrjen e interpretuesve të njohur bullgarë në Teatrin Antik në qytetin e vjetër të Nesebërit.


Prej më shumë se 30 vitesh, Qendra e Artit e Dimitër Kërnollski po i njeh fëmijët me një botë të bukur dhe më shpirtërore, duke u ofruar atyre mundësi për të ndarë me publikun gëzimin që kanë përjetuar me artin.

“Tek ne kjo nuk është kurrë me çdo kusht – thotë Dimitër Kërnollski. – Duhet të ketë një dëshirë, duhet krijuar komunikim i mirë mes mësuesit dhe nxënësit dhe mbi të gjitha duhet të ketë miqësi, që gjërat të shkojnë mirë. Çdo fëmijë dëshiron të merret me art, me shkenca të ndryshme – qoftë robotikë, kërcim, muzikë, vizatim apo diçka tjetër, ndaj edhe ne përpiqemi t'i japim një bazë të mirë. Por gjëja më e rëndësishme është që ata të rriten të sigurt dhe të qetë.”


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Qendra e Artit "Karnolsky"





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD
Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD