Ndërtimi i njësisë së 7-të dhe të 8-të të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” është pjesë e planeve të kabinetit, njoftoi kryeministri Nikollaj Denkov gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në Facebook nga Këshilli i Ministrave, ku iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve dhe gazetarëve.
Sipas tij, projekti i Centralit Atomik Elektrik “Belene” nuk ka bazë dhe nuk ka nevojë të kërkohen katër njësi të reja. Në fillim të vitit, ministri në detyrë i energjetikës Rosen Hristov deklaroi se ne duhet të ndërtojmë katër reaktorë bërthamorë - dy në “Kozlloduj” dhe dy në sheshin e centralit “Belene”. “Nuk ka nevoja të tilla në regjione, duhet të stabilizojmë sistemin tonë me kapacitetet e nevojshme bazë dhe të zhvillojmë të gjitha teknologjitë”, theksoi kryeministri.
Nikollaj Denkov tha gjithashtu se vendi ynë e siguroi gazin deri në fund të vitit dhe se po zhvillohen negociata me Azerbajxhanin për rritjen e vëllimit të dërgesave. Vazhdojnë punimet e tubacionit Burgas-Aleksandrupolis, shtoi ai.
Sipas të dhënave paraprake, Ministria e Financave pret një deficit prej rreth 6.1 miliardë levash ose 3% të Produktit të Brendshëm Bruto të parashikuar në fund të vitit 2024. “Vlerësimet parashikojnë se deficiti do të tregojë një përmirësim krahasuar..
Përfitime të rëndësishme ekonomike priten për Bullgarinë (me popullsi 6.5 milion njerëz) dhe Rumaninë (19 milion njerëz), të cilat u bënë anëtarë të plotë të zonës Shengen. Sipas vlerësimeve, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) ka të ngjarë të rritet me të..
Nga 2 janari, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) hedh në qarkullim monedha përkujtimore ari me temë "Virgjëresha Mari - Molla e Artë". Monedhat kanë prerje 10, 20, 50 dhe 100 leva (përkatësisht afro 5, 10, 25 dhe 50 euro), pa një tirazh konkret, njoftoi BNB...