Që nga 10 deri më 17 korrik mbahet Festivali i 13-të i Muzikës Klasike të Dhomës “ArbanassiSummerMusic”. Në kuadrin e tij parashikohen katër koncerte dhome në dy nga kishat mesjetare në Rezervatin Arkitekturor Muzeor Arbanasi.
Dy koncertet e para parashikohet të jenë në kishën “Shën Gjergji”. Në dy ditë radhazi publiku do të kënaqet me vepra të kompozitorëve të ndryshëm të zgjedhura posaçërisht në programet “Metamorfoza” dhe “Folklor dhe Rilindja”.
Dy koncertet e tjera me titull “Barok i shkëlqyeshëm”, do të mbahen në kishën-muze “Shën Kryeengjëjt Mihaill dhe Gabriel” në Arbanasi.
Veprat nga programi i festivalit do të ekzekutohen nga një formacion ndërkombëtar i muzikantëve nga Belgjika, Holanda, Hong Kongu, Franca dhe Bullgaria.
Festivali organizohet që nga viti 2010, me iniciativën e muzikantëve nga Filarmonia Mbretërore Flamane Dmitrij Medstag dhe gruaja e tij Julita Fëseva nga Veliko Tarnovo.
Veprimtaria është pjesë e Kalendarit Kulturor të kryeqytetit të vjetër Veliko Tërnovo dhe është mbajtëse e markës prestigjioze “Evrope e festivaleve, festivalet e Evropës”.
Ndër emrat e autorëve të paraqitur në festival spikat Dobrinka Tabakova - një nga kompozitoret bashkëkohore bullgare me famë botërore. Në vitin 2013 në tregun muzikor doli disku i saj i parë prej autori “Shtigjet e Telave” (“String Paths”), i cili fitoi shumë çmime dhe hyri në Top-3 të listave të muzikës klasike britanike.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një nga këngët pjesëmarrëse në Konkursin "Burgas dhe Deti" 2024 është "Ti më premtove" në interpretim të Ansamblit Vokal “HighLight”. Në të u mblodhën 20 këngëtarë të rinj të talentuar nga HighLight Singing Academy. Disa prej tyre tashmë janë fitues..
Dy autorë dhe interpretues të talentuar u bashkuan në një duet. Robi dhe Dara Ekimova krijuan bashkë muzikën dhe tekstin e këngës "Nëse telefonon". Aranzhimin e bënë Robi dhe Martin Nikollov. Robi tregon për krijimin e këngës: "Një mbrëmje i..
Shtëpia e Kulturës "Sredec" në Sofje shënon 50 vjetorin e saj me një sërë ngjarjesh muzikore nën titullin "Ishulli i Muzikës". Në këtë mënyrë, Shtëpia e Kulturës "Sredec" u jep një skenë profesionistëve të dëshmuar dhe të rinj - këngëtarë dhe..
Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë..