Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon Festivali i 13-të i Muzikës Klasike të Dhomës në Arbanasi

Foto: Facebook/ Arbanassi Summer Music

Që nga 10 deri më 17 korrik mbahet Festivali i 13-të i Muzikës Klasike të Dhomës  “ArbanassiSummerMusic”. Në kuadrin e tij parashikohen katër koncerte dhome në dy nga kishat mesjetare në Rezervatin Arkitekturor Muzeor Arbanasi.

Dy koncertet e para parashikohet të jenë në kishën “Shën Gjergji”. Në dy ditë radhazi publiku do të kënaqet me vepra të kompozitorëve të ndryshëm të zgjedhura posaçërisht në programet “Metamorfoza” dhe “Folklor dhe Rilindja”.

Dy koncertet e tjera me titull “Barok i shkëlqyeshëm”, do të mbahen në kishën-muze “Shën Kryeengjëjt Mihaill dhe Gabriel” në Arbanasi.

Veprat nga programi i festivalit do të ekzekutohen nga një formacion ndërkombëtar i muzikantëve nga Belgjika, Holanda, Hong Kongu, Franca dhe Bullgaria.

Festivali organizohet që nga viti 2010, me iniciativën e muzikantëve nga Filarmonia Mbretërore Flamane  Dmitrij Medstag dhe gruaja e tij Julita Fëseva nga Veliko Tarnovo.

Veprimtaria është pjesë e Kalendarit Kulturor të kryeqytetit të vjetër Veliko Tërnovo dhe është mbajtëse e markës prestigjioze “Evrope e festivaleve, festivalet e Evropës”.

Ndër emrat e autorëve të paraqitur në festival spikat Dobrinka Tabakova - një nga kompozitoret bashkëkohore bullgare me famë botërore. Në vitin 2013 në tregun muzikor doli disku i saj i parë prej autori “Shtigjet e Telave” (“String Paths”), i cili fitoi shumë çmime dhe hyri në Top-3 të listave të muzikës klasike britanike.


Redaktore: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Atje, në kthesë" - "takimi" i parë muzikor i Vasill Najdenovit dhe Vëllezërve Argirovi

Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për..

botuar më 25-02-05 4.30.MD

B.T.R. me koncertet e para në Tokio dhe Honolulu

Viti 2024 ishte më shumë se një vit i suksesshëm për B.T.R. – një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut bullgar festoi 30 vjetorin e tij me një turne kombëtar për përvjetorin dhe një turne evropian. Viti i ri 2025 do të jetë i mbushur me jo më pak..

botuar më 25-02-04 6.15.PD

"Përsëri me ty"

Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy shpirtrave të ngushtë. "Përsëri me ty" është një tjetër single nga albumi i artistit "Zemra e Re", i cili që..

botuar më 25-02-03 6.20.PD