Ish prokurori i përgjithshëm Ivan Geshev njoftoi se lëvizja e tij civile “Drejtësia për Bullgarinë” tashmë u regjistrua. “Jam i vendosur të përmbush pritshmëritë e të gjithë atyre që më mbështesin, do të punoj për një jetë dinjitoze për çdo qytetar bullgar. Jam i bindur se së bashku do ta luftojmë padrejtësinë”, shkroi Geshev në profilin e tij në Facebook.
Një javë më parë ish-kryeprokurori deklaroi se formimi do të jetë civil, patriotik, bazuar në etikën e krishterë dhe vlerat tradicionale familjare bullgare. Më shumë mund të lexoni në artikullin e Radio Bullgarisë:
Edi Rama kërkon një vend në Athinë për të takuar diasporën shqiptare Të gjitha partitë në Greqi kanë deklaruar se vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Athinë është e padëshirueshme. Ai kërkon të takohet me diasporën shqiptare më 12..
Nga ora 00:00 e datës 10 maj, Bullgaria është në një fushatë zgjedhore 30 ditore. Kjo është fushata e gjashtë për një parlament kombëtar brenda 3 viteve e gjysmë. Megjithatë, e veçanta është se tani për besimin e zgjedhësve do të konkurrojnë si..
Në Ditën e Evropës , le të urojmë për një Bashkim Evropian që vazhdon të ndërtojë unitetin e tij mbi parimet e demokracisë dhe paqes. Kështu tha presidenti Rumen Radev pas vendosjes së luleve para monumentit të Luftëtarit të Panjohur me rastin e..