Dërgimi i municioneve thërrmuese në Ukrainë është një çështje e ndjeshme nga pikëpamja politike, tha kryeministri NikollajDenkov në një intervistë me televizionin Sky News. Ndër të tjerët ai theksoi: “Ne jemi në një luftë në shkallë të gjerë. Kur keni një luftë, kontratat janë të rëndësishme, por edhe më e rëndësishme është të jesh i suksesshëm në fushën e betejës”. Sipas tij, shumë vende kanë nënshkruar Konventën për Municionet Thërrmuese, por SHBA dhe Rusia jo. “Fakti që Rusia nuk e nënshkroi do të thotë se ajo pranon që këto municione mund të përdoren. Nëse i përdorin, është normale të pritet që edhe pala tjetër t’i përdorë”, shtoi kryeministri, cituar nga BTA.
SHBA njoftoi së fundmi se do të furnizojë Ukrainën me municione thërrmuese. Bullgaria është në mesin e mbi 100 vendeve që e nënshkruan Konventën e Oslos për ndalimin e këtij lloji të armëve. Këto municione shpërthejnë në ajër mbi objektiv dhe shpërndajnë shumë copëza të vogla shpërthyese, duke goditur kështu objektivat në një zonë të madhe. Shfrytëzimi i tyre është i diskutueshëm kryesisht për faktin se një numër i konsiderueshëm i tyre bien në tokë pa shpërthyer dhe kështu përbëjnë një kërcënim për popullatën civile për shumë vite pas përfundimit të një konflikti.
Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova e quajti shqetësues faktin që kryeministri NikollajDenkov mbështet ofrimin e bombave thërrmuese nga SHBA për Ukrainën, njoftoi reporterja e BNR, Cvetelina Stojanova.
Në ditën e babait, Fondacioni “Prindërimi i përbashkët” organizon një protestë për ndryshimet ligjore që garantojnë që fëmijët e prindërve të ndarë të mund të rriten me kujdesin e të dy prindërve. Aktiviteti do të mbahet nën moton “Jo tjetërsimit prindëror..
Për shkak të reshjeve të dendura të borës që prej ditës së djeshme, banorët e lagjes "Dragalevci" të kryeqytetit, zonat e vilave "Kiliite", "Simeonovo-Dragalevci", "Jarema", si dhe fshatrat Vlladaja, Pllana, Pasarell, Zheleznica, Bistrica, që ndodhen rreth..
Të enjten do të jetë me vranësira. Reshjet do të vazhdojnë dhe do të jenë të konsiderueshme në Bullgarinë Qendrore Veriore, ku do të bjerë borë. Borë do të bjerë në shumë rajone të Bullgarisë Perëndimore. Në rajonin e malit Rodopa dhe në Bullgarinë..
Pas mbylljes së “Balkanton” në vitin 1994, në Bullgari nuk janë bërë pllaka gramafoni. Kjo do të ndryshojë, pasi në vitin 2025 do të hapet fabrika e..
Bashkia Metropolitane do të ofrojë një shfaqje me dritë në vend të fishekzjarrëve që shkaktojnë stres te njerëzit dhe kafshët natën e Vitit të Ri...