Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për çdo dhimbje ka një bar - cilësitë shëruese të bimëve bullgare në një enciklopedi të re të Akademisë Bullgare të Shkencave

Bullgaria është lider në Evropë në eksportin e bimëve mjekësore

Foto: pixabay

Në Sofje u prezantua libri “Bimët mjekësore” - vepër e Qendrës Kërkimore Shkencore “Enciklopedia Bullgare” pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Në të lexuesit mund të gjejnë informacion për më shumë se 270 bimë të përhapura në trojet tona dhe të përdorura prej shekujsh në mjekësinë popullore.

Enciklopedia është е orientuar te një gamë të gjerë njerëzish - nga adhuruesit e bimëve deri te specialistët, prandaj informacioni në të paraqitet në një gjuhë të arritshme. Mund të jetë një referencë e vlefshme për mjekët dhe farmacistët, si dhe një ndihmës praktik për çdo pacient, falë recetave të sprovuara.

Libri ofron njohuri bazë për bimët mjekësore, për substancat biologjikisht aktive që përmbajnë ato, për shenjat dalluese me të cilat ato mund të njihen lehtësisht. Ai gjithashtu përmban këshilla për mbledhjen, tharjen dhe ruajtjen e bimëve, si dhe receta për përdorim në shtëpi. Dhe për ta shijuar këtë pasuri natyrore në të ardhmen, ka informacione se si të kujdesemi dhe të ruajmë atë.

Bullgaria është në vendin e parë në Evropë dhe ndër të parat në botë në eksportin e bimëve mjekësore – tha për BNR Viktorija Llazova, drejtoreshë e qendrës kërkimore shkencore. – Gjysma e tyre kultivohen, d.m.th. rriten qëllimisht nga njeriu. Vërtet vendi ynë është shumë i pasur me bimë mjekësore, por interesante është se shkencëtarët vazhdojnë të zbulojnë specie të reja.”

Sipas Dr. Radka Josifova, kryeredaktore shkencore e enciklopedisë, interesi për bimët mjekësore në vendin tonë dhe në plan ndërkombëtar është në rritje dhe ato përdoren gjithnjë e më shumë në trajtimin dhe parandalimin e shumë sëmundjeve në mënyrë të pavarur ose si shtesë e terapisë konvencionale. Interes të shtuar po shfaqin edhe kërkuesit e “zakonshëm” të ajrit të pastër, ushqimit të shëndetshëm dhe ilaçeve nga kurra natyrale.

“Interesimi është vërtet i madh tek njerëzit në Bullgari – thekson edhe Viktorija Llazova. - Sot flitet gjithnjë e më shumë për të jetuarit në harmoni me natyrën dhe bimët mjekësore janë pjesë e këtij kuptimi, sepse ato janë një ilaç që mund ta përdorim për një kohë të gjatë në shtëpi dhe pa dëmtuar organizmin tonë. Sidomos për këtë qëllim – për ta bërë të aksesueshme për lexuesin masiv, nuk kemi përfshirë në libër barishte shumë të forta që duhen marrë me recetë të mjekut.”

Edhe pse relativisht e re në tregun e librit, enciklopedia është shumë e kërkuar, që do të thotë se njerëzit u besojnë autoriteteve në këtë fushë.

Mendoj se bullgarit i intereson jo vetëm të ashtuquajturat recetat e gjyshes – shton Viktorija Llazova. – Sigurisht që në librin tonë janë përfshirë edhe recetat e gjyshes – ato që u testuan në praktikë dhe aplikohen prej shekujsh. Mirëpo, bullgarit i interesojnë edhe informacionet më të fundit shkencore, të publikuara në enciklopedi – çfarë janë barishtet, cila është përbërja e tyre.”


Lexoni më shumë për barnat dhe kur janë më shëruese sipas përfytyrimeve popullore bullgare:

Teksti: Diana Cankova (sipas intervistës së Veselina Millanova nga programi “Horizont” i BNR)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Pixabay, BТА




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD