Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ka rritje të investimeve të huaja

Bogdan Bogdanov
Foto: BGNES

“Në vitin 2022, eksporti i prodhimit të armëve nga Bullgaria u rrit me 200%. Vlera e tyre është më shumë se 1.6 miliardë euro. Rritja e të ardhurave është 220% krahasuar me vitin 2020”, tha për BNT ministri i ekonomisë Bogdan Bogdanov. Viti 2022 është i dyti nga 15 vitet e fundit me rritjen më të madhe të investimeve, shtoi ai. Trendi vazhdon edhe në vitin 2023. Për 4 muajt e parë të vitit, investimet në Bullgari u rritën me 60%. Ministri komentoi se çdo ditë takohet me investitorë ndërkombëtarë dhe kompani vendase që duan të zgjerojnë prodhimin e tyre dhe janë optimistë për pranimin e ardhshëm të Bullgarisë në Shengen dhe në Eurozonë. Interes më të madh ka ndaj rajoneve me infrastrukturë të zhvilluar si Plovdivi, e në vitin e fundit edhe Burgasi, i cili vitin e kaluar ishte në vendin e parë për tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Po punohet për të caktuar  qytetet Ruse, Pleven dhe Vidin si qendra investimi në Bullgarinë Veriore, tha ministri.



Më shumë nga rubrika

Foto:BTA

Çfarë mendojnë bizneset bullgare dhe rumune për marrëdhëniet dypalëshe?

Projektet e infrastrukturës midis Bullgarisë dhe Rumanisë nuk po ecin me shpejtësi për shkak të kuadrit rregullator kompleks, por ende po vazhdojnë të ecin përpara. Kështu deklaroi për Radio Bullgarinë Doru Dragomir, kryetar i Dhomës Dypalëshe të Tregtisë..

botuar më 23-12-07 7.05.PD
Dimitër Radev

Banka Kombëtare Bullgare dhe bankat po punojnë për ta bërë Bullgarinë gati për euron

Në ditën e bankierit, 6 dhjetor , guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev, uroi të gjithë punonjësit në banka. “Sektori bankar vazhdon të jetë në një gjendje shumë të fortë dhe është një faktor kryesor në zbatimin e prioriteteve më..

botuar më 23-12-06 10.02.PD
Dobrin Ivanov

Është një mit që sektori gri në ekonominë bullgare është më i madhi në BE

Ekonomia bullgare po përmirësohet me ritme që e afrojnë atë me treguesin europian prej 85%. Hulumtimet e Shoqatës së Kapitalit Industrial, për 12 vitet e fundit, tregojnë se 23 për qind e ekonomisë së vendit ka dalë publike. Ekonomia bullgare po..

botuar më 23-12-05 11.12.PD