Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ravda feston në ditën e Shën Parashqevisë

Plazhi i Ravdës
Foto: tourism.government.bg

Në ditën e sotme të Shën Parashqevisë – mbrojtëses së Ravdës dhe patronit të kishës lokale, një nga fshatrat tanë më të njohur të Detit të Zi do të kremtojë festën e tij.

Dita solemne do të fillojë me liturgjinë solemne tradicionale në kishën me emrin e dëshmores, ku besimtarët do të kungojnë për shëndet dhe forcë. Ngjarja më e pritur do të jetë koncerti i "Tangra" - një nga grupet më të shquara të rock dhe new wave bullgar të të gjitha kohërave, i ndjekur nga një fishekzjarr shumëngjyrësh.

Vendpushimi detar i Ravda ka disa gjire plazhi të bukur që arrijnë në qytetin fqinj Nesebër. Është një vend i preferuar për një pushim të qetë familjar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

facebook.com/kreposttamogilitsa

Një pamje e re magjike drejt shpateve të Rodopeve Perëndimore

Në kulmin e verës, ne kërkojmë freski në male, dhe muajt korrik dhe gusht janë më të ngarkuarit për hotelet dhe vendet e akomodimit përgjatë rrjedhës së sipërme të Ardës. Një pamje e re panoramike do të tërheqë pushuesit përgjatë shtigjeve të Rodopeve..

botuar më 24-06-29 8.30.PD

Festivali i qershisë fillon në Kjustendill

Me përgatitjen e 1500 akulloreve me shurup qershie mbrëmjen e sotme në sheshin “Velbëzhd” në Kjustendill , nis Festivali i Qershisë . Programi do të zgjasë tre ditë, njoftoi korrespondenti i BNR në qytet Kirill Falin. Posaqërisht për..

botuar më 24-06-28 6.06.MD

Për tre ditë Sofja do të jetë kryeqyteti i verërave në Ballkan

Nga data 27 deri më 29 qershor, Sofja do të jetë kryeqyteti ballkanik i verërave. Edicioni i 13-të i Festivalit Ballkanik të Verës do të mirëpresë mysafirët në qytezën speciale të verërave përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK). Vizitorët do..

botuar më 24-06-26 4.54.MD