Ministri i Financave Asen Vasilev, pas më shumë se 11 orësh të mbledhjes së komisionit për buxhet, tha se nuk e mbështet më buxhetin e vitit 2023. Arsyeja është rritja e madhe e shpenzimeve për paga dhe pagesa të tjera dhe shkurtimi drastik i masave për rritjen e të hyrave. Amendamentet e propozuara nga partitë janë pranuar në lexim të dytë dhe përfundimtar në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa. A do të mbeten, varet nga parlamenti.
Kryetari i komisionit për buxhetin, Jordan Conev nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS), tha se nuk është optimist. Deputetët e të gjitha partive paraqitën 212 faqe me 84 ide për shtesa në projektbuxhetin, të cilat në total e rritën deficitin e parashikuar nga 3 në 30%. Propozimet për kthimin e TVSH-së në 20% për një sërë sektorësh u refuzuan me arsyetimin se tatimet nuk mund të rriteshin në mesin e vitit financiar.Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..