Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me Bullgarinë në zemër:

Karen Aleksanjan – armeni që na kujton se alfabeti cirilik është i shenjtë dhe Pliska është qyteti i pelegrinazhit mbarëpopullor

7
Foto: arkiv personal

Në pamje të parë, nuk ka asgjë të pazakontë në këtë - që një i huaj të vizitojë Bullgarinë, të takojë partnerin e tij të jetës këtu, të dashurohet me vendin tonë dhe të vendoset për të jetuar këtu, si në atdheun e tij të dytë. Kështu, pikërisht 30 vjet më parë, një biznesmen nga Armenia vizitoi Bullgarinë për vetëm një javë dhe më pas fati i tij mori një drejtim krejtësisht të ri. Është e pabesueshme historia personale e Karen Aleksanjan, i cili u vendos në Bullgari në vitin 1993. Këtu ai krijoi një familje, por jo vetëm kaq, ai u bë një adhurues i madh i letërsisë, historisë dhe kulturës bullgare dhe përpiqet në çdo mënyrë për të popullarizuar meritat tona para botës. Në vitin 2015, Aleksanjan bleu tokë dhe me fondet e veta krijoi kompleksin kulturor-historik "Oborri i alfabetit cirilik" në qytetin e Pliskës (afër Shumenit, Bullgari Verirore).

Në muzeun e vetëm në botë kushtuar alfabetit cirilik, ai vendosi skulptura të shkronjave, si dhe monumente të Kirilit dhe Metodit dhe të Mbretit Boris Pagëzorit të Bullgarisë.  

Më pas, Aleksanjan krijoi atje Rrugicën e Shkrimtarëve, ku nuk ka vetëm artistë të njohur vendas, por edhe autorë të huaj që kanë krijuar me shkronjat cirilike.

Arsyeja se pse armeni e bleu tokën dhe me një kredi bankare ndërtoi "Oborrin e alfabetit cirilik" është besimi i tij se ciriliku është një alfabet i krishterë, i krijuar që të shkruhet Bibla me të. Prandaj të 30 shkronjat e alfabetit cirilik janë simbole të shenjta. "Askush nuk e di se kush e krijoi alfabetin grek, alfabeti latin u krijua nga paganët dhe alfabeti cirilik u krijua nga shenjtorët", thotë Karen Aleksanjan. Sot, këto shkronja përdoren nga mbi 250 milionë njerëz në mbarë botën, nga 200 kombësi.

Gjatë gjithë këtyre 8 viteve, që kur ekziston “Oborri i alfabetit cirilik”, atë e kanë vizituar mbi 200 mijë mysafirë nga vendi dhe jashtë dhe sipas Karenit, çdo bullgar duhet të vijë këtu për të kuptuar se është vërtet trashëgimtar i një historie për të cilën duhet të ndihet krenar. “Të gjithë të huajt, përfshirë mysafirët nga delegacionet zyrtare, të cilëve u treguan faktet për alfabetin tonë, tani e trajtojnë Bullgarinë dhe popullin bullgar me më shumë respekt. Mirëpo, deri më tani nuk kam marrë asnjë ndihmë dhe as mbështetje morale nga institucionet zyrtare bullgare”, thotë me hidhërim qytetari armen.

Karen Aleksanjan është fitues i një sërë çmimesh brenda dhe jashtë vendit, por me gjithë meritat e padiskutueshme për popullarizimin e kulturës bullgare në botë, ai jeton këtu për 30 vjet me statusin e të huajit me qëndrim të përhershëm në Bullgari.

Për këtë arsye, figura publike dhe kulturore, si dhe qytetarë bullgarë krijuan një komitet iniciativ, i cili fitoi shpejt mbështetjen e shoqërisë dhe në prill 2021 i paraqitën një kërkesë Presidentit të Bullgarisë për t'i dhënë nënshtetësinë bullgare Karen Aleksanjanit. Përgjatë viteve ai është përmbajtur të deklarojë dëshirën e tij, për shkak të pengesave burokratike dhe, siç thotë ai, “arbitraritetit burokratik” që kanë hasur të tjerët si ai që kanë ardhur në Bullgari:

“Ky është një sukses i qytetarëve bullgarë, sepse populli mbizotëroi mbi administratën dhe falë tyre tani mora shtetësinë bullgare /më 06.06.2023/. Por duhet të veprojmë, nuk ka nevojë për shumë fjalë. Të gjithë të huajt që aplikojnë presin një leje për të paktën 4 deri në 6 vjet. Një grup intelektualësh dhe mbishkrimet e 10 mijë qytetarëve e mbështetën kandidaturën time për shtetësi dhe i gjithë procesi zgjati më shumë se dy vjet. Dhe çfarë mund të presin njerëzit e thjeshtë, të cilët nuk mbështeten nga qytetarë të tillë aktivë. Prandaj, ligji duhet të ndryshohet në Bullgari. Shtetësia bullgare duhet të jepet shpejt dhe me prioritet, të paktën bullgarëve të Besarabisë, sepse ata e marrin shtetësinë rumune shumë më shpejt”.

Kujdesi dhe dashuria e veçantë e Karen Aleksanjanit për Bullgarinë mund të përmblidhet në një emër - Pliska

Sipas armenit, ky qytet mbart të gjithë kujtesën e madhështisë së shtetit, akoma në shekujt e parë pas krijimit të tij.

“Tani të gjithë së bashku duhet ta promovojmë këtë qytet, sepse ai është fytyra e vërtetë e Bullgarisë. Ka ardhur koha që të gjithë njerëzit të bashkohen dhe nëse autoritetet nuk na mbështesin, ne ,shoqëria, do të ushtrojmë presionin tonë ndaj tyre, për t'i bindur se duhet të restaurojmë Bazilikën e Madhe në Pliskës, ajo është si nëna e gjithë kishës bullgare. Tani ajo është e konservuar, por ne nuk kemi nevojë për një kishë të tillë. Njerëzit hyjnë në një tempull për të ndezur një qiri, për t'u lutur. Nuk na duhet vetëm të shohim rrënojat e vjetra të ruajtura mirë. Ne kemi nevojë për një kishë të restauruar për të hyrë atje dhe për të adhuruar siç ishte më shumë se 10 shekuj më parë dhe ky duhet të jetë një prioritet kombëtar.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: dvornakirilicata.bg, Facebook / dvornakirilicata, Facebook / Karen Aleksanjan, BNR-Shumen




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për jetën e mundshme në një botë pa monopole

Ndryshimet në Ligjin për Energjinë, të miratuara nga Kuvendi, shtynë fillimin e periudhës së tranzicionit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike për një vit tjetër – deri në 1 korrik 2025. Ndryshimet duhet të ofrojnë një mundësi graduale për..

botuar më 24-06-26 7.30.PD

Një shëtitje nëpër mbretërinë e çokollatës së Mihaella Këtevës

Çdo fëmijë ëndërron të ketë gjithë kohën e botës për të luajtur dhe për të shijuar shumë ëmbëlsira. Një nga më të dashurat, natyrisht, është e Madhërishmja - Çokollata. Për shumë njerëz sot, çokollata është një burim i vazhdueshëm lumturie, sepse..

botuar më 24-06-21 7.30.PD
Atanas Dallçev

120 vjet nga lindja e Atanas Dallçevit - një prej poetëve më të mëdhenj të Bullgarisë

Një nga poetët më të rëndësishëm bullgarë - Atanas Dallçev - lindi më 12 qershor 1904 në Selanik, në një familje të pasur që jetonte pranë Kullës së Bardhë. Babai i tij, Hristo Dallçev, ishte ndër qytetarët e shquar bullgarë në Selanik - jurist për..

botuar më 24-06-12 11.01.PD