Kryeministri Nikollaj Denkov u dha një javë ministrave të drejtësisë, të punëve të brendshme, të çështjeve sociale dhe të arsimit për të shqyrtuar atë që nuk funksionon në legjislacion dhe të propozojnë masa për të frenuar agresionin në shoqëri. Arsyeja është reagimi i shoqërisë pas qëndrimit formal të institucioneve për rastin e 18-vjeçares së dhunuar me thikë në Stara Zagora. “I bëj thirrje sistemit të drejtësisë – prokurorëve dhe gjyqtarëve – që të përdorin kompetencat e tyre për të mbrojtur viktimat, jo abuzuesit. Njerëzit duan drejtësi, jo apati dhe indiferencë ndaj dhimbjes njerëzore”, tha kryeministri në fillim të mbledhjes së qeverisë. Ai u bëri thirrje edhe deputetëve që të miratojnë ligje që mbrojnë viktimat dhe të mos i lënë zbrazëti për të shpëtuar dhunuesit.
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Temperaturat minimale të shtunën do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, vende-vende në ultësira dhe lugina nga 1° deri në 4°, në Sofje rreth 4°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell por me erë. Maksimumi do të jetë nga 20° deri në 25°, në Sofje -..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i..