Të premten do të jetë me diell dhe nxehtë me temperatura maksimale ndërmjet 36° dhe 41°, më të ulëta në rajonet ekstreme lindore, në Sofje - rreth 36°.
Në zonat malore do të jetë kryesisht me diell. Pas drekës në masivet e Bullgarisë Perëndimore do të depërtojnë re të dendura dhe atje do të ketë reshje shiu, ka mundësi edhe për bubullima. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 30°, në 2000 m - rreth 23°.
Do të jetë me diell përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 26° dhe 31°. Uji i detit është 22°-24°, në veri të Kepit Kaliakra - rreth 18°.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..