Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 8 gushtin

Temperaturat ulen si rezultat i një fronti të ftohtë

Foto: EPA/BGNES

Një front i ftohtë do të kalojë në vend ditën e martë. Gjatë natës në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa ditën në gjysmën lindore do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 20°, në Sofje - 14°. Maksimumi do të jetë nga 23 deri në 28°, në kryeqytet - 22°.

Në Detin e Zi do të mbajë vranësira. Në veri do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat maksimale do të jenë 26-29°. Uji i detit është 25-26°.

Në zonat malore do të mbajë vranësira me reshje. Në pjesët më të larta të maleve Rilla dhe Pirin do të bie borë. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 17°, në 2000 m deri në 10°.

Ditën e mërkurë do të jetë e ngrohtë. Do të ketë vranësira të ndryshueshme pa reshje.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Repartet e urgjencës dhe ambulancat kanë nevojë për pajisje për diagnostikimin e shpejtë të incidenteve kardiovaskulare

Ambulancat dhe repartet e urgjencës në vendin tonë nuk kanë ende pajisje për diagnostikim ekspres. Para BNR-së, Desisllava Katelieva, kryetarja e Shoqatës Kombëtare të Punëtorëve të Emergjencave, theksoi se nëse do të kishte mundësi për diagnostikim..

botuar më 24-06-28 9.46.PD
Zëvendësministri i Mbrojtjes Radostin Iliev

Qëndrimi i Bullgarisë për takimin e NATO-s është i sinkronizuar me atë të Aleancës

Zëvendësministri i Mbrojtjes Radostin Iliev theksoi se në qëndrimin e vendit tonë për samitin e NATO-s në Uashington, të miratuar nga Këshilli i Ministrave, nuk ka asgjë që do të dëmtonte interesin tonë kombëtar ose do të kërcënonte sigurinë..

botuar më 24-06-28 9.26.PD

Parashikimi i motit për 28 qershorin

Gjatë 24 orëve në vijim , në gjysmën perëndimore të vendit do të zhvillohen sërish vranësira. Gjatë natës në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima, ndërsa ditën - kryesisht në Bullgarinë Jugperëndimore. Kushtet e breshrit po..

botuar më 24-06-27 7.30.MD