Ministria e Punëve të Jashtme po monitoron rastin e tre bullgarëve të arrestuar në Britaninë e Madhe për spiunazh në favor të Rusisë, njoftoi Ministria.
Me rastin e mos raportimit të arrestimeve në Ambasadën Bullgare, ambasadori bullgar në Britaninë e Madhe, Marin Rajkov, i tha BNR: “Praktika në Mbretërinë e Bashkuar është që kur shtetasit përkatës të një vendi tjetër, të cilët janë të ndaluar, dëshirojnë që institucionet e vendit të tyre të mos jenë të informuara, britanikët ta respektojnë dëshirat e tyre. Për mua hipoteza dhe shpjegimi për faktin se nuk kemi qenë të informuar është pikërisht kjo”.
Prokuroria e Qytetit të Sofjes njoftoi se është duke punuar për çështjen e bullgarëve të arrestuar së bashku me Agjencinë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare" që nga marsi i vitit 2023. Procedura e nisur është për spiunazh.
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..