Rreth 2500 tifozë të "Eintracht" (Frankfurt) priten sot në Sofje për ndeshjen e radhës mes “Levskit” dhe skuadrës gjermane. Ndeshja është një nga më të rëndësishmet për skuadrën bullgare në vitet e fundit - nga play-off-et deri në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Pritet që stadiumi të jetë i mbushur me tifozë. Në kryeqytet ka një prani të shtuar të policisë dhe ka vështirësi në qarkullim, si për shkak të ndeshjes së futbollit, e cila fillon në orën 20:00, ashtu edhe për shkak të një kortezhi me rastin e festës së Pavarësisë së Ukrainës. Asnjë incident nuk është regjistruar deri më tani.
Sot në mbrëmje nga ora 21:00 në Razgrad kampioni bullgar “Lludogorec” gjithashtu do të përballet me gjigantin holandez “Ajax”. Skuadra bullgare pret katër herë kampionin e Evropës në ndeshjen e parë të play-off-it për hyrjen në grupet e Ligës së Evropës.
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov kalon në raundin e tretë të US Open pasi mundi Rinki Hijikata me rezultat 6-1, 6-1, 7-6 (4). Ndeshja zgjati pak më shumë se dy orë e 10 minuta. Në fazën tjetër të kampionatit në SHBA tenisti 33..