Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kompani austriake ka nevojë për punonjës të rinj në vendin tonë

Foto: Kronospan Bulgaria

Një kompani austriake që furnizon lëndë druri dhe aksesorë për kompanitë e mobilieve po zgjeron prodhimin e saj në Bullgari. Deri më sot, kompania, e cila është punëdhënësi më i madh në rajonin e Veliko Tërnovos, ka një partneritet të suksesshëm me një rrjet shpërndarësish brenda dhe jashtë vendit. Punëtorët e kërkuar nga kompania do të përfshihen drejtpërdrejt në procesin e prodhimit, si elektricistë, mekanikë, operatorë makinerish, paketues dhe të tjerë. Gjigandi industrial, i themeluar si një punishte e vogël familjare për përpunim druri në Austri në vitin 1897, sot ka degë në mbi 40 vende në Evropë dhe SHBA.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Viti 2024 do të jetë viti kyç për autostradat në Bullgarinë Veriore

Nga programi kapital 850 milionë euro i Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore për vitin 2024, mbi 600 milionë euro janë investime në Bullgarinë Veriore, tha ministri rajonal Andrej Cekov. Ai foli para konferencës për kryetarët e bashkive dhe kryetarët..

botuar më 23-12-12 9.22.PD
Tesla shënon një rritje prej 335 për qind të shitjeve në vendin tonë.

Cilat janë makinat e reja të preferuara në Bullgari?

Rolls-Royce, Tesla dhe marka kineze DFSK janë ndër makinat e reja më të kërkuara në tregun bullgar për vitin 2023, raporton Automedia.bg , duke iu referuar një raporti për regjistrimet e reja në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Bie në sy një rritje..

botuar më 23-12-09 9.30.PD
Foto:BTA

Çfarë mendojnë bizneset bullgare dhe rumune për marrëdhëniet dypalëshe?

Projektet e infrastrukturës midis Bullgarisë dhe Rumanisë nuk po ecin me shpejtësi për shkak të kuadrit rregullator kompleks, por ende po vazhdojnë të ecin përpara. Kështu deklaroi për Radio Bullgarinë Doru Dragomir, kryetar i Dhomës Dypalëshe të Tregtisë..

botuar më 23-12-07 7.05.PD