Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sa më shumë, aq më mirë – kërkesat për shtëpi pritjeje në Bullgari po ndryshojnë

Foto: Radio Vidin

Pushime në det apo në mal, por jo në hotel, por në një bujtinë ku ndihesh pothuajse si në shtëpinë e vet. Këtë verë, bullgarët dhe të huajt po rizbulojnë masivisht gëzimet e vogla të jetës, mes gjelbërimit dhe qetësisë një hap larg qendrave turistike të mbipopulluara. Kërkesa për këtë lloj akomodimi është rritur, pavarësisht rritjes së çmimeve.

Tendenca është dhënia me qira e shtëpive apo vilave të tëra. Nëse, për shembull, dy familje ose një grup miqsh marrin pronën me qira, është shumë e leverdishme. Çmimi mesatar për akomodimin në një shtëpi pritjeje është aktualisht diku rreth 30-32 leva (rreth 15-16 euro) për një person, sipas një studimi nga platforma kryesore për turizmin rural dhe shtëpitë e pritjes në Bullgari bgvacancia.com. Bujtinat në qytetet e vogla, pak kilometra larg bregut të detit, janë një hit i kësaj vere. Por rezulton se bashkë me çmimet e fjetjeve rriten edhe kërkesat e turistit, gjë që çon në rritjen e konkurrencës dhe përmirësimin e shërbimeve në industri:

“Deri para 10 e më shumë vitesh, bujtinat në vendin tonë perceptoheshin si vende ku mund të marrësh një dhomë me qira, të kalosh natën dhe të vazhdosh shëtitjen diku. Këto shtëpi rrallë jepeshin me qira për një kohë të gjatë dhe njerëzit në të shumtën e rasteve realisht nuk kishin ndonjë pritshmëri prej tyre – thotë Velizar Gocev nga platforma online për turizëm rural dhe shtëpitë për mysafirë në Bullgari. – Pronarët e këtyre shtëpive ju mirëprisnin, bisedonin në mbrëmje dhe në mëngjes ju ofronin një lloj mëngjesi ose diçka nga kopshti. Mirëpo, kohët e fundit, njerëzit preferojnë gjithnjë e më shumë pikërisht këto shtëpi. Dhe kërkesat janë që këto prona të ofrojnë të gjitha komoditetet. Dhe sa më shumë janë ato, aq më mirë.”


Një shtesë e detyrueshme, e cila është shumë e kërkuar gjatë stinës së verës, është prania e një pishine të jashtme në oborr. Por, sipas hulumtimit të faqes së specializuar, jo më shumë se 30% e bujtinave në tregun bullgar kanë një pishinë të tillë dhe vetëm 5% e tyre kanë një pishinë të brendshme për të tërhequr klientët edhe në muajt e ftohtë. Një kusht tjetër shumë i rëndësishëm është të keni një kuzhinë për vetë-furnizim dhe gjithashtu një Barbecue. Dhe  diçka tjetër – nëse familjet me fëmijë të vegjël udhëtojnë, këndi i fëmijëve është një komoditet shumë i kërkuar, thotë Velizar Gocev. Palestra, xhakuzi apo sauna nuk janë me një rëndësi kaq të madhe në zgjedhjen e bujtinave, por prania e tyre mund të rëndojë në peshore. Megjithatë, deri më tani, vetëm rreth 20% e shtëpive ofrojnë të paktën një nga shërbimet në fjalë. Sigurisht, ajri i kondicionuar dhe interneti me shpejtësi të lartë nuk konsiderohen më si shtesë. Më pak shtëpi për mysafirë ka në malin Stranxha, si dhe përgjatë Danubit – rajone që janë ende të lënë pas dore nga turizmi masiv, tregon studimi. Dhe ku e gjejmë përqendrimin e tyre më të madh?

“Përqendrimi më i madh është padyshim në zonën e Ballkanit të Elenës (në qytetin e Elenës dhe përreth) dhe në Ballkanin Qendror – ku janë qytetet Aprillci, Trojan dhe vendbanime të tjera të ngjashme. Është gjithashtu mirë të përmendet se shtëpi të tilla shpesh merren me qira nga njerëz me kafshë shtëpiake. Dhe tashmë ka pronarë që kanë krijuar një kënd të veçantë në oborrin e tyre – ose një shtëpi për një qenush, ose një rrethim ku kafsha mund të pushojë. Kështu, mysafirët mund ta marrin kafshën e tyre me vete dhe të mos mendojnë se ku ta lënë atë derisa janë me pushime”, përfundon Velizar Gocev.

Lexoni më tepër:

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES, Radio Vidin




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tren turistik me vagonë retro do të udhëtojë në linjën e binareve të ngushta në korrik

Një tren special me vagonë ​​retro do të udhëtojë çdo të shtunë dhe të diele gjatë korrikut në një itinerar nga stacioni Septemvri deri në stacionet Velingrad dhe Cvetino dhe në drejtim të kundërt me rastin e Festave të 51-ta Kulturore të Velingradit...

botuar më 24-07-02 3.52.MD

Cila është shija e Bullgarisë - kuzhina si pjesë e kartës sonë turistike

Byreku (banica) dhe Sallata jonë“Shopska” kanë qenë më shumë se një herë në pozitat kryesore të renditjeve gastronomike botërore. Por kuzhina kombëtare bullgare nuk përbëhet vetëm nga këto dy gjellë, qebapët , patatet e skuqura me djathë..

botuar më 24-06-30 10.05.PD
facebook.com/kreposttamogilitsa

Një pamje e re magjike drejt shpateve të Rodopeve Perëndimore

Në kulmin e verës, ne kërkojmë freski në male, dhe muajt korrik dhe gusht janë më të ngarkuarit për hotelet dhe vendet e akomodimit përgjatë rrjedhës së sipërme të Ardës. Një pamje e re panoramike do të tërheqë pushuesit përgjatë shtigjeve të Rodopeve..

botuar më 24-06-29 8.30.PD