Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

150 çiklistë nga e gjithë bota marrin pjesë në edicionin e 10-të të “Danubit Ultra”

6
Foto: dunavultra.com

Edicioni i 10 jubilar i ecjes me biçikletë "Danubi Ultra", e cila është një ngjarje kryesore sportive dhe turistike në Bullgari, do të fillojë më 5 shtator nga qyteti danubian Vidin. Në këtë iniciativë do të marrin pjesë më shumë se 150 çiklistë nga e gjithë bota me nivele të ndryshme trajnimi dhe pjesëmarrësja më e vjetër do të jetë Prof. Antoaneta Momçillova, 80-vjeçare nga Universiteti i Ruses.

Pjesëmarrësit me përvojë më të madhe do të rreshtohen në vend të parë në pozitën e startit. Ata do të përpiqen të kalojnë të gjithë distancën prej 700 km. në më pak se 48 orë. Të gjithë ata që arrijnë me sukses në Durankullak, brenda 10 ditëve, ku është pika e fundit e itinerarit do të marrin një certifikatë speciale, mësojmë nga Boris Begëmov, krijuesi i projektit "Danubi Ultra".

Ideja e udhëtimit me biçikletë është të promovojë pasuritë natyrore, historike dhe kulturore përgjatë lumit Danub në vendin tonë - një nga rajonet më të varfra dhe më të prapambetura në këtë pjesë të Evropës. Dhe me shume:

“Këtë vit, pjesëmarrës nga 7 vende marrin pjesë në kalimin masiv të itinerarit, që po bëhet nisma më popullore për Bullgarinë Veriore. Kjo sepse vetë rruga kalon përmes Bullgarisë nga Lindja në Perëndim, d.m.th. përmes gjithë kufirit tonë verior, dhe kalon nëpër 12 komuna dhe 110 vendbanime. Është pikërisht shkaku i promovimit të këtyre vendeve që e bën atë një ngjarje kaq të rëndësishme për rajonin e Danubit dhe Dobruxhës, duke përfshirë Detin e Zi, ku mbaron itinerari. Në vendbanimet e ndryshme, partnerët komunalë të iniciativës do të ndërtojnë pika ku do të mirëpresin çiklistët. Ata nga ana e tyre do të ndajnë foto nga vendet përkatëse në rrjetet sociale”, shpjegoi Boris Begëmov për Radio Bullgarinë.


Iniciativa tashmë e ka aplikacionin e saj celular me informacione rreth atraksioneve, logjistikës dhe me afro 300 partnerë të rekomanduar. Kështu, të gjithë mund të organizojnë kalimin e tyre në këtë rajon interesant.

"Aplikacioni ynë celular "Danubi Ultra" po bëhet gjithnjë e më popullor – thotë Boris Begëmov. – Vetë “mekanika” e kalimit të itinerarit është e lidhur me aplikacionin, të cilit çiklistët mund t’i shtojnë foto të vendeve që kanë vizituar. Dhe kur të përfundojnë rrugën, ata mund të kërkojnë dhe të marrin certifikatën e tyre.”

Organizatorët presin që edicioni i sivjetshëm i "Danubi Ultra", së bashku me fushatën shoqëruese për popullarizimin e rajonit, të sjellë mbi 250 000 leva /rreth 125 000 euro/ të ardhura për komunitetet lokale.

“Këtë vit ne ia prezantuam “Danubi Ultra” Federatës Evropiane të Çiklizmit dhe iniciativa jonë ishte ndër përzgjedhjet speciale të projekteve që do të prezantoheshin gjatë Konferencës së ardhshme Vjetore të Turizmit EuroVelo (EuroVelo & Cycling Tourism Conference)  në qytetin e Izmirit, Turqi. Është forumi më i madh i turizmit të çiklizmit në Evropë. “Danubi Ultra” është ndër projektet e përzgjedhura për praktika të suksesshme në fushën e turizmit me biçikleta dhe popullarizimin e destinacioneve më pak të njohura”, shpjegoi në përfundim Boris Begëmov.


Lexoni më tepër:

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: dunavultra.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Boksieri Boris Georgiev-Mokata, 1952.

Bullgarët - në Lojërat Olimpike

Në vazhdim të 19 ditëve, më shumë se 10 000 atletë nga 206 vende do të garojnë në 32 disiplina të ndryshme. Bullgaria do të përfaqësohet me 46 sportistë. Kjo është një nga ekipet më të vogla të vendit tonë në Lojëra Verore deri më sot. Me..

botuar më 24-07-27 1.36.MD
Radina Veliçkova

Paraqitje e mirë e sportistëve bullgarë në Kampionatin Evropian të Atletikës së Lehtë nën 18 vjeç në Banska Bistrica të Sllovakisë

Radina Veliçkova fitoi medaljen e artë në 100 metra për vajza në Kampionatin Evropian të Atletikës së Lehtë nën 18 vjeç në Banska Bistrica të Sllovakisë. 16-vjeçarja Veliçkova përfundoi për 11.46 sekonda. Kështu ajo vendosi një rekord kombëtar bullgar..

botuar më 24-07-22 10.14.PD

Një konkurs ndërkombëtar i dronëve po zhvillohet në Varna

FAI 2024 po mbahet me mbështetjen e Bashkisë së Varnës në datat 20 dhe 21 korrik në zonën pranë fushave të lojës të parkut l pranë Asparuhovës. Ndër pjesëmarrësit janë pilotë drone nga Bullgaria, Rumania, Serbia, Turqia, Letonia, Polonia, Italia,..

botuar më 24-07-21 7.30.PD