Duhet të luftojmë ndjenjën e mosndëshkimit për njerëzit që drejtojnë makina dhe të kërkojmë masa kundër shkelësve. Kështu deklaroi kryeministri Nikollaj Denkov pas takimit që mbajti lidhur me problemet e sigurisë rrugore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shumë institucioneve – mes tyre të Prokurorisë, Asociacionit Kombëtar të Komunave, të deputetëve, prindërve të fëmijëve të vrarë në aksidente.
Pak ditë më parë, një djalë 15-vjeçar u përplas nga një shofer në gjendje të dehur në një rrugë këmbësore në qendër të Sofjes dhe u bë një tjetër viktimë e mosndëshkimit në rrugë.
Ministri i Punëve të Brendshme Kalin Stojanov shprehu qëndrimin kategorik se vdekja në rrugë e shkaktuar pas përdorimit të alkoolit apo drogës, madje vetëm me shpejtësi të tepruar, duhet cilësuar si vrasje me dashje.
Ndërkohë, qindra persona u mblodhën para godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme me kërkesën për kontroll më të rreptë në rrugë dhe zgjidhjen e problemit të shoferëve të dehur dhe të droguar.Me 13 vota “pro” dhe 2 “kundër” – ato të Georgi Bahanov dhe Dimitër Dimitrov nga kuota GERB, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi rillogaritjen e rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në tetor 2024, të kërkuar nga Gjykata..
Gjatë vizitës së saj në Londër, nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me nënkryetaren e bashkisë Joanne McCartney. Portofoli i McCartney përfshin politika për fëmijët dhe familjet. Në fokus të bisedës ishin vështirësitë me të cilat përballet..
Ndërmarrja e përbashkët evropiane e teknologjive llogaritëse me prodhimtari të lartë EuroHPC zgjodhi gjashtë fabrika të reja evropiane të inteligjencës artificiale për të forcuar lidershipin e Evropës në inovacion dhe inteligjencës artificiale...
Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari,..
Vendosja e të ashtuquajturit prindërimi automatik i përbashkët do të prekë mbi gjysmë milioni fëmijë, njoftoi sociologia Donna Pikard në një konferencë..
Stefania Aleksova, studente në kursin e dytë në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore), është një nga viktimat e zjarrit..