Një nga tetë gra do të zhvillojë kancer gjiri në një moment të jetës së saj, sipas një studimi ndërkombëtar. Prandaj, sa më herët të zbulohet sëmundja, aq më e madhe është mundësia që ajo të kapërcehet. Për fat të keq situata në Bullgari nuk është aspak rozë, veçanërisht në aspektin e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm. Rezulton se vetëm 12% e grave bullgare të trajtuara me kancer gjiri janë diagnostikuar në fazën fillestare të sëmundjes. Në Europë kjo përqindje është 27. Prandaj diagnoza e “kancerit të gjirit” tek ne tingëllon thuajse si një dënim. Pikërisht kjo e motivoi shefen e Departamentit të Kirurgjisë së Përgjithshme të spitalit "Llozenec", Dr. Vanja Mitova, të krijojë aplikacionin e parë bullgar online si për të shëndetshmet, ashtu dhe për të sëmuret nga kanceri i gjirit.
“Aplikacioni BreastHelp është i pari në Bullgari, i cili bashkon përpjekjet e shumë njerëzve dhe ka të bëjë me parandalimindhe ndjekjen e pacientеve tashmë të diagnostikuara me kancer gjiri. Duke qenë se shumica e femrave nuk janë as të informuara për rreziqet e kësaj sëmundjeje, vendosëm të bëjmë këtë aplikacion celular. Është falas, mund të instalohet nga çdo lloj pajisje elektronike, pavarësisht nëse bëhet fjalë për tablet, telefon, kompjuter etj.” – kështu e shpjegoi dr. Vanja Mitova nevojën e krijimit të aplikacionit para BNR - Bllagoevgrad.
Çdo vit, rreth 4 mijë gra bullgare diagnostikohen me kancer gjiri, por supozohet se numri i grave me këtë sëmundje kalon 30 mijë.
“Duke luftuar këtë sëmundje çdo ditë, mund të them se takohemi me gra që shpeshherë kanë arritur fundin e zhvillimit të sëmundjes pa kërkuar kujdes mjekësor. Në të njëjtën kohë, ne të gjithë e dimë se profilaksia në Bullgari nuk është diçka që është një avantazh në përgjithësi - as për popullsinë, as për shtetin, as për pushtetarët, kështu që e vetmja gjë që na mbetet është të kërkojmë të gjitha alternativat e mundshme, për t'i inkurajuar njerëzit që të kujdesen më shumë për shëndetin e tyre”, thotë dr. Vanja Mitova.
Zakonisht, pacienti ka akses në një komision për sëmundje onkologjike në institucionin përkatës mjekësor. Por ideja e BreastHelp është që t'i sigurojë atij gjithashtu akses në një ekip multidisiplinar në internet i cili do ta trajtojë rastin e tij individualisht dhe do të marrë një vendim unanim se cili lloj trajtimi do të ishte më i përshtatshëm. Anëtarët e komisionit online janë specialistë kryesorë në fushën e onkologjisë, radioterapisë dhe mjekësisë nukleare. “Në gjithë botën konsultimi i pacientëve me komisione të tilla multidisiplinare është i detyrueshëm para se të fillojë mjekimi i tyre, por tek ne kjo nuk ndodh”, shpjegon dr. Vanja Mitova dhe shton:
“Në Bullgari në 95% të rasteve nuk formohen komisione onkologjike para operacionit. Pothuajse në 70% të spitaleve, vendimet janë rezultat i diskutimeve mes dy personave – onkologut, i cili shkon në institucionin mjekësor përkatës si konsulent, dhe mjekut të pacientit që prezanton rastin klinik. Shpesh, komisionet onkologjike në spitalet onkologjike jo të specializuara përbëhen nga një numër i vogël specialistësh, mungojnë specialistët kryesorë. Si rezultat i gjithë kësaj pacienti praktikisht kalon përmes një komisioni formal onkologjik” – shpjegon dr. Vanja Mitova.
Brenda dy ditësh, përmes aplikacionit BreastHelp, pacienti merr opinionin e komisionit online. Kështu, edhe një herë, telemjekësia provon përparësitë e saj ndaj kujdesit shëndetësor tradicional. Sepse pritja para kabineteve të specialistëve të ndryshëm dhe rezervimi i vizitave te mjeku për ekzaminim muaj më parë mund të jetë fatale për zhvillimin e sëmundjes.
Lexoni më tepër:
Përpiloi: Veneta Nikollova në bazë të intervistës së Vanja Bahçivanovës nga BNR - Bllagoevgrad
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: breasthelp.me, lozenetz-hospital.bg
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..