Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni Evropian ndaloi monitorimin e Bullgarisë dhe Rumanisë

Foto: pixabay

Që nga 15 shtatori, Komisioni Evropian ndërpreu Mekanizmin e Bashkëpunimit dhe Verifikimit për Bullgarinë dhe Rumaninë. Ai u krijua për të dy vendet në vitin 2006, përpara anëtarësimit të tyre në BE. Përparimi i Bullgarisë dhe Rumanisë në fushën e sundimit të ligjit do të vlerësohet vetëm në kuadër të ciklit vjetor në këtë drejtim, i zbatueshëm për të gjitha vendet e tjera të BE-së. Raporti i fundit për progresin e Bullgarisë sipas mekanizmit ishte në vitin 2019, kur Brukseli e vlerësoi progresin e vendit tonë të mjaftueshëm dhe përmbushjen e kritereve të kënaqshme. Megjithatë, mekanizmi monitorues mbeti. Në kuadër të monitorimit, vendet u vlerësuan për pavarësinë, profesionalizmin dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.


Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të mbajë mot me vranësira dhe mjegull në pjesën perëndimore të vendit. Era mesatare jugperëndimore do të vijojë të sjellë ajër të ngrohtë. Në Bullgarinë Lindore dhe në malet do të fryjë erë e furishme dhe e fortë. Temperaturat minimale..

botuar më 23-12-01 7.15.MD

Presidenti Rumen Radev hapi pavijonin bullgar në COP28

Sot Presidenti Rumen Radev hapi solemnisht pavijonin bullgar në Konferencën e OKB-së për ndryshimet klimatike COP28 në Dubai, njoftoi BTA. Mes të pranishmëve në hapjen e pavijonit të parë të vendit tonë në historinë e forumit ishin Presidenti i..

botuar më 23-12-01 6.31.MD

Parlamenti miratoi blerjen e makinave të reja luftarake nga SHBA

Deputetët më në fund kanë miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare midis Bullgarisë dhe SHBA-së për blerjen e makinave të reja luftarake Stryker për këmbësorinë, njoftoi reporteri i BNR, Daniell Inkov. Me votat e..

botuar më 23-12-01 5.31.MD