Muzeu Detar në Varna u përfshi në "Tripper Travel Guide", në listën e kurioziteteve që duhen parë medoemos në qytetin tonë të Detit të Zi. Përveç kësaj, muzeu ka marrë një diplomë speciale nga organizata turistike britanike, saktësoi drejtoresha Marianna Krësteva për BTA. Vlerësimi i shkëlqyer u dha nga turistët britanikë të cilët ndanë mendimin e tyre në një sondazh.

Muzeu i Varnës është ndër vendet më të preferuara të turistëve bullgarë dhe të huaj. Ata mund të mësojnë për historinë detare dhe ushtarako-detare të Bullgarisë, të shikojnë eksponate të ndryshme, si për shembull gjetje nga shtrati i detit, spiranca që nga antikiteti deri në kohët moderne. Ekspozita përfshin gjithashtu armatime, instrumente lundrimi, modele anijesh, uniforma dhe dekorime. Muzeu paraqet të vetmet dekorime për hundën e anijeve nga periudha të ndryshme të Bullgarisë. Pjesë e ekspozitës është edhe anija “Drëzki” nga Lufta Ballkanike, e cila është e vetmja anije siluruese e kësaj klase e ruajtur në botë.

Deri në fund të tetorit, vizitorët në muze mund të shikojnë ekspozitën e përkohshme me titull "Arma e ftohtë në ushtrinë bullgare – simbol i trimërisë dhe nderit". Ajo ekspozon mostra nga koha e Çlirimit në vitin 1878 deri në fund të periudhës monarkike në 1946.
Lexoni më shumë:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / Navalmuseumvarna, ВТА
Në majën e kodrës Sahat Tepe në Plovdiv , këto ditë u përurua një orë e lashtë uji – klepsidër, e rikonstruktuar sipas modeleve antike. Kjo është e vetmja orë e tillë e vendosur në ambient të hapur në Bullgari, dhe tashmë është atraksioni më i ri..
Devin - "qyteti i ujërave minerale", ndodhet në një nga rajonet më piktoreske të Bullgarisë - i fshehur në pjesën jugperëndimore të vargmalit më të gjerë bullgar, Rodopet, përgjatë lumit Vëça. Në afërsi të tij ndodhen dhjetëra monumente natyrore..
Bellogradçiku dhe shkëmbinjtë e tij të famshëm botërisht janë sërish skena e një spektakli magjik. Për pesë fundjava radhazi – nga 19 shtatori deri më 19 tetor – qyteti është mikpritës i edicionit të pestë të Festivalit të Balonave. Pritet që mbi 5 mijë..