Bullgaria qëndron pas të ardhmes evropiane të Republikës së Shqipërisë, sepse ajo është një faktor i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm të rajonit, por edhe të gjithë Evropës. Ky mesazh u dërgua nga nënpresidentja Ilijana Jotova në takimet e saj në Tiranë me Presidentin Bajram Begaj, Zëvendëskryeministren Belinda Balluku, Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla dhe ministrin e brendshëm Taulant Balla. Ajo theksoi se anëtarësimi evropian do të krijojë shumë mundësi për të ardhmen e të dy popujve.
Regjistrimi i ardhshëm i popullsisë në Shqipëri ishte gjithashtu në qendër të bisedimeve të Ilijana Jotovës. Nënpresidentja pranoi garancitë e autoriteteve lokale se ai do të mbahet sipas standardeve më të larta evropiane - me respektimin e të drejtave të të gjitha bashkësive etnike, përfshirë atë bullgare.
Gjatë takimeve u diskutuan edhe mundësitë për zgjerimin e shkëmbimit tregtar, për realizimin e një sërë projektesh infrastrukturore, ndër të cilat me prioritet është përfundimi i Korridorit numër 8.
Në fushën e kulturës, Ilijana Jotova ngriti çështjen e krijimit të qendrave kulturore kombëtare në Sofje dhe Tiranë.
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..