Nga 14 deri më 16 shtator nënpresidejtja e Bullgarisë Ilijana Jotova është duke bërë një vizitë në Shqipëri. Vizita e nënpresidentes është në prag të regjistrimit kombëtar të popullsisë në Shqipëri - një moment i rëndësishëm për pakicën kombëtare bullgare. Zonja Jotova ishte burrë shteti i pari bullgar që vizitoi komunitetin bullgar në Shqipëri menjëherë pas njohjes së tij zyrtare në vitin 2017.
Në kuadër të vizitës në Tiranë do të prezantohet edhe libri i prof.Spas Tashev “Bullgarët në Shqipëri”. Ilijana Jotova u prit në fshatin Ostreni i Madh nga kryetarja e komunës së Bulqizës Festime Mjesthri, përfaqësues të pushtetit lokal, të ambasadës bullgare dhe nga banorët e fshatit – mes tyre muzikantë dhe vajza të veshura me kostume tradicionale. Këtu Ilijana Jotova do të takohet me përfaqësues të pakicës kombëtare bullgare nga Golloborda. Nënpresidentja do të hapë vitin e ri shkollor në Shkollën Bullgare të së Dielës në qytetin e Elbasanit.
Në Tiranë janë të planifikuara takime me presidentin Bajram Begaj, me zëvendës kryeministren dhe ministre të infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku, me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, me ministrin e punëve të brendshme Taulant Balla. Pritet që nënpresidentja bullgare të bisedojë me rektorin e Universitetit të Tiranës, Prof. Artan Hoxha. Në universitet studiohet gjuha bullgare.
Grekët do të mund të votojnë edhe me postë Qeveria greke ka marrë një vendim sipas të cilit grekët brenda dhe jashtë vendit do të mund të votojnë me postë. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryeministri grek Kyriakos..
U krijua një fjalor serbisht-shqip për fjalët që nuk kanë nevojë për përkthim “Demokraci”, “traditë”, “propagandë”, “bateri”, “epidemi”, “komshinj” – këto janë disa nga fjalët që nuk kanë nevojë për përkthim nga shqipja në serbisht dhe anasjelltas,..
Vota lokale nuk ka ndryshuar qëndrimet politike në vend. Mbështetja për qeverinë bie në 20%. Mosbesimi ndaj procesit zgjedhor është i lartë. 47% mendojnë se vota lokale ishte e padrejtë, 19% janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi..