Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një dron me bombë u zbulua pranë bregut verior të Detit të Zi afër Tjulenovos

| rinovuar më 23-09-18 12.16.MD
Foto: programi Horizont, BNR

Një dron u zbulua në shkëmbinjtë afër fshatit Tjulenovo.  Ai u gjet në breg të detit nga fshatarët. Ata bënë kallëzim më 17 shtator, pas orës 21:00 në numrin e urgjencës 112. Më pas, policia e rrethoi zonën. 

Nuk është e qartë se si pajisja është gjendur në breg - nëse ka rënë nga ajri apo është hedhur nga rryma. Ajo mund të jetë larguar nga veprimet luftarake në Ukrainë.

Një ekip detar ushtarak neutralizoi municionin me një shpërthim të kontrolluar në vend. Kryetari i komunës së Shabllës, Marijan Zheçev, u bëri thirrje institucioneve shtetërore që të organizojnë monitorime më të shpeshta për zbulimin me kohë të objekteve të tilla.

Një minë u asgjësua 200 metra larg bregut përballë fshatit Tjulenovo


Më shumë nga rubrika

Presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është nën kontroll

Një rënie prej afro 80% e numrit të shtetasve që kanë bërë provë të kalojnë ilegalisht kufirin bullgaro-turk është regjistruar këtë vit krahasuar me vitin e kaluar. Kjo u bë e qartë gjatë vizitës në Bullgari të Hans Leijtens, drejtor ekzekutiv i..

botuar më 24-02-29 4.46.MD

Biznesmeni në arrest shtëpie Vasill Bozhkov me një projekt të ri politik

Biznesmeni Vasill Bozhkov, i cili aktualisht është në arrest shtëpiak për akuza të shumta, duke përfshirë taksat e papaguara nga biznesi i lojërave të fatit që kapin vlerën e gjysmë miliardë levave, njoftoi krijimin e një projekti të ri politik -..

botuar më 24-02-29 3.23.MD

Bullgaria nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë apo Moldavi

Bullgaria kurrë nuk ka diskutuar dhe nuk ka ndërmend të dërgojë ushtri bullgare në Ukrainë, tha kryeministri Nikollaj Denkov në përgjigje të një pyetjeje parlamentare. Ai mohoi se po mendohet dërgimi i personelit ushtarak në Moldavi dhe kujtoi se kjo..

botuar më 24-02-29 11.39.PD