Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Shiu funk” – kënga e tretë prej autori e grupit “Wet Pebbles”

Foto: YouTube /Wet Pebbles

Në harmoni me vjeshtën që po afron, në rubrikën “Kënga e ditës” do të dëgjojmë “Shiu funk” – kënga e tretë origjinale e grupit pop-swing Wet Pebbles. Ajo u regjistrua në Radion Kombëtare Bullgare si çmim për debutimin e grupit me këngën e tyre “Magjia u rrotullua” – finaliste e konkursit “Pranvera 2021”. Muzikën dhe tekstin e krijoi Teddy Velvet (Teodora Nikollaeva), ndërsa aranzhimin e bëri tërë grupin në përbërje: Bojana Zheljazkova-Zareva – violinë, Danaill Brezov – bas kitarë dhe Nevena Grigorova – bateri.

“Shiu funk” është një këngë për dashurinë, shiun dhe Kozmosin. Në të tregohet historia e një vajze që udhëton me një autobus ndërqytetës në Autostradën “Trakia”. Autobusi duket si kometa Hale-Bopp dhe fluturon në shiun e rrëmbyeshëm. Kopshtari me të cilin është dashuruar e pret diku në Sofje, duke ujitur trëndafilat në oborr.

Redaktore: DiljanaTraçeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Kompakt disku i ri i Radios Kombëtare Bullgare “Zërat bullgarë të operës”

Tri nga ansamblet muzikore të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) - Orkestra Simfonike, Kori i Përzier dhe Kori i Fëmijëve - prezantojnë CD-në e re të BNR "Zërat Bullgarë të Operës". Në skenën e sallës së kryeqytetit “Bëllgaria” do të dalin këngëtarët..

botuar më 23-12-08 8.20.PD

Legjendat e muzikës rock nga grupi “Signall” festojnë 45 vjetorin e tyre me një koncert në Pallatrin Kombëtar të Kulturës

"Ndoshta ishte rastësisht që kalova - ndoshta, ndoshta..." Këto janë vargjet e para të Nadezhda Zaharievës nga kënga “Ndoshta” e grupit legjendar “Signall”. Jo rastësisht ata kanë 45 vite në skenën e muzikës vendase dhe këtë do ta shënojnë me..

botuar më 23-12-07 8.40.PD
Hristofor Radanov

Hristofor Radanov feston 80-vjetorin e lindjes me një koncert të madh folklorik në Studion e Parë të BNR-së.

"Hristofor Radanov - vetëm 80 vjeç" - kështu titullohet koncerti i Orkestrës për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare, me të cilin dirigjenti dhe kompozitori i njohur do të festojë përvjetorin e tij. Na pret një ngjarje e jashtëzakonshme..

botuar më 23-12-07 6.05.PD